LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Kurti e ka ndërtuar vizionin e tij në punën e Isa Mustafës, por iu deshën 8 vite për këtë

Haziri: Kurti e ka ndërtuar vizionin e tij në punën e Isa Mustafës, por iu deshën 8 vite për këtë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti e ka ndërtuar vizonin e tij sa i përket dialogut Kosovë – Serbi,  mbi punën e ish-kryeministrit, Isa Mustafa.

Deklarata e Hazirit erdhi pasi kryekuvendari, Glauk Konjufca ia ka “dhënë dorën” Mustafës për letrën e ish-përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se Asociacioni nuk do të përbëjë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, tha se ajo letër sot po i ndihmon shumë Kosovës.


Ndërsa, Haziri ka theksuar se koha e ka vërtetuar se proceset i ka menaxhuar siç duhet LDK-ja.

“Vizioni i kryeministrit Kurti është i ndërtuar në punën e ish-kryemisnitrit Isa Mustafa, sepse ai e përmend ligjin e vitit 2013 si marrëveshje, marrëveshjen e parimeve të vitit 2015, letrën e Mogherini dhe Gjykatën e Kushtuese, sepse ajo është garantuesi kryesor që nuk lejon me u cenu… Por, iu deshën 8 vite me ndërtuar këtë lloj vizoni… Sidoqoftë, si deklaratë, qoftë si qëndrim, më mirë vonë se kurrë ku nënvizon që ai proces ka qenë në binarë, që është arnaut me zotësi, përkushtim, e mbi të gjitha LDK-së koha i ka dhënë të drejt që proceset kanë qenë të menaxhuara mirë dhe sa i përket kësaj çështje… I kanë shërbyer kryeministrit Kurti për të ndërtuar vizionin e tij për të paraqitur pozitën në dialog tash…”, ka thënë Haziri në emisionin “FIVE” në TV Dukagjini.

Haziri ritheksoi se LDK-ja ka pasur të drejtë dhe se edhe sot ka të drejt ë në pozicionet e saj sa i përket procesit te dialogut.

“Ka ardhur koha që LDK-ja ka pasur të drejtë, që LDK-ja edhe sot ka të drejtë në pozicionin e saj politik, që ka kërkuar me ngulm të respektohet ligjshmëria dhe obligimet që Kosova i ka marrë dhe në raport me ndërkombëtarët duhet të sillemi si burrështetas dhe shtetas të vërtetë. Edhe nëse kemi gabuar para disa vitesh nuk është keq me thanë që kemi gabuar na vjen keq”, ka shtuar Haziri. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori