LAJMI I FUNDIT:

Haziri kërkon nga organet e drejtësisë zbardhjen e masakrës së Llovcës

Haziri kërkon nga organet e drejtësisë zbardhjen e masakrës së Llovcës

Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të premten është mbajtur Akademi Përkujtimore në shënim të 20-vjetorit të masakrës së fshatit Llovcë, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, të Gjykatës Themelore, të FSK-së, deputetë të Kuvendit të Republikës dhe qytetarë të shumtë.

Përmes një telegrami, i pari i Gjilanit ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë masakër të tmerrshme.


“Shtatë martirët e Llovcës dhe mijëra të tjerë, u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Ky është një përvjetor i dhimbjes, por në të njëjtën kohë edhe i krenarisë sepse falë tyre ne po e gëzojmë këtë ditë të bardhë. Kaluan 20 vite dhe akoma kjo masakër makabre mbetet e pazbardhur. Kërkoj nga organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më parë dhe autorët ta marrin dënimin meritor.

Në këtë mënyrë, eshtrat e tyre do të pushojnë të qetë”, ka thënë Haziri përmes telegramit.

Ndërkaq, kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini, theksoi se ky 5 prill i kobshëm i vitit 1999, shënon me ngjyra të kuqe të gjakut rënien e këtyre martirëve për të mos vdekur kurrë.

“Ju, familje të nderuara të këtyre martirëve, e di që keni dhimbje të madhe, por në të njëjtën kohë, duhet të ndiheni krenarë që me gjakun e më të dashurve tuaj, sot ne festojmë të lirë dhe duhet të jemi më të bashkuar”, u shpreh Kurteshi Emini.

Në emër të fshatit Llovcë ka folur veprimtari Musa Qerimi, i cili masakrimin e shtatë peronave të pafajshëm e ka cilësuar si gjenocid dhe fashizëm.

Ndërkaq, për herë të parë ka evokuar kujtimet e tmerrit i mbijetuari i masakrës, Behxhet Mehmeti, i cili e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për organizimin e akademisë madhështore në shenjë nderimi për martirët dhe familjet e tyre.

“5 prilli i vitit 1999 ka qenë njëra nga ngjarjet më barbare që ka ndodhur në regjionin tonë, ku u vranë dhe u masakruan tetë persona, u plagosën dy dhe u keqtrajtuan dhjetëra të tjerë, në mesin e tyre edhe unë si i marr peng së bashku me Menderez Ramushin dhe Fetije Hazirin. Paramilitarët na torturuan nën kërcënim me vrasje, pasi nuk pranuam që në Llovcë ishin të vendosura strukturat politiko-ushtarake, të cilat ishin bërë me urdhrin e kryetarit aktual të Gjilanit, Lutfi Haziri”, ka thënë Mehmeti.

Në emër të familjeve të martirëve ka folur djali i mësuesit Rahim Ymeri, Fitimi, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për nderin që u ka bërë këtyre familjeve me këtë akademi përkujtimore.

20 vite më parë, në fshatin Llovcë u masakruan në mënyrën më barbare shtatë persona: Rahim Ymeri (arsimtar), Xhemail Halimi, Xhevrije Zeqiri, Nexhmije Azemi, Rabit Dalipi, Sami Xhelili dhe Avdi Rexhepi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori