LAJMI I FUNDIT:

Haziri kërkon nga drejtësia që ta zbardhë rastin e Agon Musliut

Haziri kërkon nga drejtësia që ta zbardhë rastin e Agon Musliut

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë për gazetarë, ka shprehur keqardhje për tragjedinë e djeshme, ku humbi jetën i riu gjilanas, Agon Musliu.

Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund për t’i dhënë paqe familjes.


“Agoni është njohur si djalë i urtë e si student i shkëlqyeshëm dhe si familjar i jashtëzakonshëm. Kthimi në karantinë, ka qenë fatal. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund për t’i dhënë paqe familjes Musliu dhe qytetarëve të Gjilanit. Këtë paqe shpirtërore dhe njerëzore ia kemi për obligim familjes së tij dhe çdo njeriu që është tronditur”, ka thënë Haziri.

Ai tha se do të vazhdojnë të qëndrojmë afër familjes, duke mos e lejuar që rasti të politizohet.

“Ne kërkojmë zbardhjen e rastit përmes instrumenteve ligjore”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërkohë, gjatë ditës, kreu i Gjilanit ka qëndruar për ngushëllime në familjen Musliu, në fshatin Livoҫ të Epërm të Gjilanit. /Telegrafi/

Flet babai i 26-vjeçarit nga Gjilani qe vdiq në Qendrën e Studentëve