LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Jemi bashkuar për ndryshimin e madh për Vjosën kryeministre

Haziri: Jemi bashkuar për ndryshimin e madh për Vjosën kryeministre

Nënkryetari dhe Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, tha të premten në Gjilan, se të gjithë qytetarët e Kosovës janë bashkuar për ndryshimin e madh, për ta përkrahur Vjosa Osmanin për kryeministre të re të Kosovës.

“Janë çuar në këmbë krejt Kosova, për ta zgjedhur zonjën e shtëpisë zonjë të shtetit. Mijëra njerëz kanë mbetur jashtë kësaj salle të vogël, sepse të gjithë ata dhe të gjithë ne, besojmë thellë në kryeministren tonë të re, Vjosa Osmani”, tha Haziri.


Sipas tij, pa LDK nuk ka Kosova dritë, sepse ne besojmë në shtet, ndërsa sepse ligji dhe kushtetuta janë besimi ynë.

Nga Gjilani, Haziri i ka përshëndetur bashkatdhetarët dhe i ka falënderuar ata për përkrahjen që gjithmonë ja kanë dhënë LDK-së dhe gjithë Kosovës.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, ka falur edhe për oponentët politikë. “Rugovistët nuk kanë frikë. Nuk na frikësojnë as lajmet e rrejshme dhe as lajmet e montuara. Ju që përdorët plumba për të na ndalë, nuk mundeni me na ndalë me montazha dhe as me lajme të rrejshme”, shtoi Haziri.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin të dielën në zgjedhje, ta votojnë listën e LDK-së me numrin 134 dhe Vjosa Osmanin kryeministre.