LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Dr. Nisreti është kujdesur 24 orë për t’i siguruar qytetarëve të Gjilanit shtrat, dhomë e oksigjen në këtë periudhë pandemie

Haziri: Dr. Nisreti është kujdesur 24 orë për t’i siguruar qytetarëve të Gjilanit shtrat, dhomë e oksigjen në këtë periudhë pandemie

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së dr. Nisret Hajrullahu, i cili është ndarë nga jeta duke lënë një boshllëk të madh në shëndetësinë terciare të Gjilanit. 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, teksa ka folur në superlativ për veprimtarinë e Hajrullahut, ka thënë gjithmonë e ka dhënë maksimumin e tij si doktor, duke na bërë të gjithëve krenarë.


“Jemi mbledhur këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut që ishte jo vetëm udhëheqës shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, por ishte njeriu që ka shëruar familjarët tanë, prindërit tanë, qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë dhe ka luftuar për shëndetin e secilit. Këto ditë të cilat i kemi kaluar në përballjen me pandeminë globale Covid-19, e kanë luftuar ne frontin e parë mantelbardhët. Edhe ai e ka përjetuar dhe e mundi atë sfidë me virusin, por jeta është kjo, që në mënyrë misterioze prekë në zemrën e mirë e të bardhë, e na mori njeriun e dashur, që na ka vlerësuar gjithmonë, ishte pranë nesh me të gjithë qenien e tij. Ai me detyrën që kishte luftoi maksimalisht”, ka theksuar kryetari Haziri.

“Gjatë kësaj kohe, së bashku me doktorët, pulmologët, e infermierët, është kujdesur gjatë 24 orëve për t’i siguruar qytetarëve të Gjilanit shtrat, dhomë, oksigjen dhe të gjitha shërbimet në këtë periudhë pandemie. Boshllëkun që ka lënë prapa doktor Nisreti, është shumë i madh dhe ai vërehet që nga familja e tij, nga kolegët në vendin e tij të punës, nga profesionistët dhe nga të gjithë miqtë që ishin të shumtë. Ai, si mik i imi, definitivisht ka qenë në rresht me të gjithë të tjerët, prej rinisë dhe angazhimeve të panumërta për të ndihmuar dhe vepruar edhe politikisht kur ka qenë nevoja. Mbi të gjitha, ai ka mbetur njeriu ynë i mirë, mjeku i mirë dhe shumë i veçantë dhe familjar i mrekullueshëm. Pusho i qetë miku im i shtrenjtë”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Ndryshe, dr. Nisret Hajrullahu është varrosur sot në varrezat e fshatit Përlepnicë.

Në trend Lajme

Më shumë
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Lajme
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Politikë
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori