Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka qëndruar sot për vizitë tek familja Magashi, pas tragjedisë që i ndodhi ku Hamide Magashi së bashku me fëmijën ende të palindur, ditë më parë u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga ish-bashkëshorti saj, Sokol Halili.
Telegrafi ka siguruar fotografitë nga vizita e Haxhiut tek familja Magashi në Lipjan.
Ndërkaq, ministrja Haxhiu në një prononcim për Telegrafin u zotua që nuk do të lënë gurë pa lëvizur deri në zbardhjen e plotë të rastit.
“Po, së bashku me kabinetin dhe deputetë ishim tek familja e të ndjerës Hamides, për ngushëllime. Dhimbje e madhe si për familjen ashtu edhe për ne. Përveç shprehjes së ngushëllimeve, u zotova që puna në adresimin e papërgjegjësisë do të vazhdojë dhe nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur derisa secili që nuk ka kryer punën në bazë të kompetencave të ndëshkohet për këtë”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se janë në pritje të raporteve nga QPS-ja për 4 zyrtarët e suspenduar.
“Siç e keni parë dje janë suspenduar 4 zyrtarë, ata do të procedohen edhe penalisht. Jemi në pritje të raporteve nga QPS dhe inspektorati shëndetësor”, tha Haxhiu.
Inspektorati Policor i Kosovës, dje bëri të ditur se nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues).
Hamide Magashi u vra të mërkurën mbrëma në oborrin e QKUK-së, derisa kishte dalë nga Klinika e Gjinekologjisë për të blerë diçka. Vrasja e saj tronditi mbarë opinionin në Kosovë dhe jashtë saj.
Menjëherë pas rastit tragjik, policia ishte vënë në kërkim të ish-bashkëshortit, por ky i fundit të premten, në ditën kur po varrosej 35-vjeçarja, bëri vetëvrasje.
31-vjeçari aktin e vetëvrasjes e kreu në katin e dytë të shtëpisë së tij, e cila ishte e rrethuar nga zyrtarë policorë që po përpiqeshin ta bindnin të dorëzohej. Por, ai i vendosur që të mos binte në duart e autoriteteve, shkrepi plumbin në kokën e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Eksperti amerikan: Veriu dobësoi Kosovën, trimëroi Serbinë, përfitoi Rusia

Përjashtimi nga “Defender Europe 23”, Kurti: Nuk është në rregull të ngacmohet Kosova

Pjesëtarë të MUP-it serb në Zveçan për të sulmuar pjesëtarët e KFOR-it

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Grubi: E kam lexuar draftin e Ramës për Asociacionin, e përkrah plotësisht

Serbia ndaloi shfaqjen e filmave shqip në Bujanoc, Çeku: E paprecedent dhe e papranueshme

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në për dy vitet e kaluara në Parc des Princes

Notat e lojtarëve, Man City 1-0 Inter: Ederson yll i ndeshjes

Kapiteni i Man Cityt, Gundogan: Ndeshja ishte 50/50, me fat që fituam ne

Intervista emocionale e Jack Grealish pas triumfit historik të Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80