LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu thirrje punëtorëve të administratës në institucionet e drejtësisë që të ndërpresin grevën

Haxhiu thirrje punëtorëve të administratës në institucionet e drejtësisë që të ndërpresin grevën

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, iu bëri thirrje punëtorëve të administratës së institucioneve të drejtësisë që të ndërpresin grevën.

Sipas saj, si ministri po punojnë në adresimin e kërkesave të tyre, ndërsa shtoi se me këto greva po vuajnë qytetarët.


“Si ministre e Drejtësisë i bëj thirrje stafit të institucioneve të drejtësisë që të ndërpresë grevën për faktin se ne jemi duke punuar që t’i realizojmë kërkesat që kanë, ne jemi duke punuar edhe në Projektligjin për paga edhe në Projektligjin për administratën e sistemit të drejtësisë. Dhe nuk ka arsye për momentin që të hyhet në grevë sepse kështu po e vuajnë qytetarët të cilët kanë shumë nevoja dhe ato nevoja nuk po mund t’i realizojnë për shkak të grevës. Asnjëherë nuk them që greva nuk është e drejtë, janë në të drejtën e tyre demokratike por për sa kohë institucionet e Kosovës po adresojnë kërkesat që ata i kanë konsideroj që greva duhet të ndërpritet”, tha ajo.

Në Tryezën e organizuar nga USAID, Haxhiu diskutoi për përmirësimin e zbatimit të drejtësisë procedurale në Gjykatat Themelore të Kosovës.

Zogaj: Puna e gjykatave për shërbime esenciale nuk mund të pengohet
Lexo po ashtu Zogaj: Puna e gjykatave për shërbime esenciale nuk mund të pengohet

Duke pasur parasysh faktin që veçmas në vendet demokratike, qytetarët gëzojnë të drejtën për mbrojtje juridike, të barabartë dhe pa diskriminim, ministrja Haxhiu theksoi se një nga të drejtat themelore dhe procedurale të njeriut është edhe e drejta e gjykimit brenda kohës së arsyeshme dhe të garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë themelore të Njeriut, si garanci për mbrojtjen e palëve nga vonesat dhe zvarritjet e procedurave gjyqësore.

“Siç e dimë, një nga çështjet më kritike me të cilat përballet gjyqësori i Kosovës aktualisht janë lëndët e vjetra – të grumbulluara – të cilat ndikojnë që të mos respektohet parimi i gjykimit brenda kohës së arsyeshme. Në anën tjetër, raportet e Komisionit Evropian për Kosovë dhe raportet e organizatave të shoqërisë Civile, në mënyrë të vazhdueshme theksojnë se lëndët e grumbulluara sidomos në procedurë civile dhe ekzekutimi i aktgjykimeve civile mbetet sfidues”, theksoi ministrja e Drejtësisë.

Haxhiu theksoi se në kuadër të reformave në sistemin e Drejtësisë, i ka dhënë fokus të veçantë mbrojtjes së kësaj të drejte themelore procedurale të njeriut, me ç’rast ka themeluar grupin punues për hartimin e Koncept-Dokumentit i cili do të finalizohet brenda këtij viti dhe i cili e adreson realizimin e të drejtës së palëve në gjykim brenda kohës së arsyeshme, efektivitetin e mjeteve juridike, si dhe çështje të tjera me rëndësi me qëllim të zgjidhjes të problematikave që e pengojnë funksionimin e sundimit të ligjit në vend.

“Ligji për Gjykatën Komerciale i cili do të hapë rrugë drejt themelimit të kësaj Gjykate, u vlerësua nga ministrja si proces me ndikim tejet të madh në reformën në drejtësi, duke aluduar më tej edhe me themelimin e Gjykatës Administrative dhe asaj të Punës, të cilat do të kenë impakt në kushtet më të mira të funksionimit të sistemit gjyqësor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori