LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Si humanist që jam, i kam dërguar një picë në burg Armend Mujës

Haxhiu: Si humanist që jam, i kam dërguar një picë në burg Armend Mujës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu u shpreh se me kërkesë të familjarëve të deputetit Armend Muja, i ka dërguar një picë këtij të fundit sa ka qenë në burg i dyshuar për rastin e akreditimit në arsimin e lartë.

Ai në foltoren e Kuvendit, pasi u përmend nga kolegu i tij partiak, Ferat Shala tha se si humanist që është i ka dërguar një picë në burg, por s’ka pasur asnjë ndikim në procesin e lirimit të tij.


“Është e vërtet, kur zotëri Muja ka qenë i arrestuar për korrupsion në rastin e akreditimit, me kërkesën e familjarëve të tij ia kam dërguar një picë në stacion policor si humanist që jam. Por asnjë efekt dhe asnjë ndikim nuk e kam pasur në procesin e lirimit të tij. As nuk e di kur u dal prej burgu dhe as si ka përfunduar rasti i tij”, tha ai, raporton kp.

Muja ia përmendi punësimet familjare, Shala i përmend picën e Bekim Haxhiut në stacion policorë – përplasje mes deputetëve në Kuvend
Lexo po ashtu Muja ia përmendi punësimet familjare, Shala i përmend picën e Bekim Haxhiut në stacion policorë – përplasje mes deputetëve në Kuvend

Mirëpo, gjatë seancës së sotme të Kuvendit, deputeti Muja tha se ai deputetin Haxhiu nuk e ka takuar asnjëherë më herët.

“Për informim të drejtë unë zotëri Haxhiun nuk e kam takuar asnjëherë”, u shpreh ai.