LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Sapo formalizuam grupin punues për Vetting në Sistemin e Drejtësisë

Haxhiu: Sapo formalizuam grupin punues për Vetting në Sistemin e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se kanë formalizuar grupin punues për Vetting në Sistemin e Drejtësisë.

Haxhiu ka thënë se formimi i këtij grupi është shumë i rëndësishëm për shtetin e së drejtës, transmeton Telegrafi.


“Në këtë Grup Punues, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, do të jenë edhe përfaqësues nga institucionet e drejtësisë dhe institucioneve të tjera, shoqëria civile dhe gjithashtu ekspertë të tjerë të cilët do të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm për vendin qytetarët”, ka thënë ajo.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se “grupi punues do të prodhojë një Koncept Dokument, i cili do t’i dërgohet Qeverisë për aprovim, për t’i hapur rrugë më pas zhvillimit të procesit të vettingut, përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore apo kushtetuese”.

“Në emër të Ministrisë falënderoj të gjithë ata që kanë shprehur vullnetin për të kontribuar në këtë proces të rëndësishëm”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori