LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Presidenti cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike

Haxhiu: Presidenti cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike

Pas ftesës dy herë të presidentit Hashim Thaçi që i bëri fituesit të zgjedhjeve Albin Kurti, ka reaguar deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka sqaruar siç ka thënë ajo veprimet që duhet ndërmerren pas konstituimit të Kuvendit.


Ajo ka thënë se presidenti cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike.

“Duke e parë që ka shumë paqartësi e keqinterpretime, po e bëj një sqarim procedural lidhur me veprimet pas konstituimit të Kuvendit. Së pari, afati për formimin e Qeverisë, nuk fillon të rrjedh pas konstituimit të Kuvendit. Afati 15 ditor, fillon të rrjedh vetëm pas caktimit të mandatarit nga Presidenti. Tutje, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 84.14 thuhet se Presidenti cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike …… që përbën shumicën në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

Kurti flet për ftesën e Thaçit, në ndejën e fundivtit të LVV-së
Lexo po ashtu Kurti flet për ftesën e Thaçit, në ndejën e fundivtit të LVV-së

Ajo po ashtu duke cituar aktgjykimin e Kushtetueses, ka thënë se kjo e fundit shpjegohet qartazi se nuk është në diskrecion të Presidentit të propozoj apo mandatojë kandidatin për Kryeministër nga partia fituese

“Po ashtu në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.103/2014, në të cilin interpretohet Neni 84 paragrafi 14, saktësisht në pikën 68 të tij, shpjegohet qartazi se nuk është në diskrecion të Presidentit të propozoj apo mandatojë kandidatin për Kryeministër nga partia fituese sepse e vërteta është e kundërta e saj duke precizuar se Presidenti mandaton kandidatin për kryeministër vetëm PAS propozimit të partisë fituese”, thekson ajo.

Haxhiu ka publikuar edhe referimet në Kushtetutë tek kompetencat e Presidentit dhe referimet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Rasti

Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Lajme
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Drejtësi
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Shëndetësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori