Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu ka thënë se problemi është me nivelet e larta të sistemit të drejtësisë, prandaj duhet të verifikohet integriteti i tyre. Sipas saj, për këtë fajtorë janë edhe qeveritë e kaluara që kanë vendosur në pozita të caktuara, persona për interesa të ndryshme individuale.
“Më shumë se gjysma e problemeve në sistemin e drejtësisë do të adresohen, do të fuqizohen mekanizmat disiplinorë dhe të performancës në kuadër të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial. Pastaj trupat e verifikuar nga mekanizmat e jashtëm do ta bëjnë vettingun edhe te prokurorët dhe gjyqtarët e tjerë”, kështu ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sa i përket dhënies së dritës së gjelbër nga Komisioni i Venecias për vetting në drejtësi.
Haxhiu, në një intervistë për RTV Dukagjini, ka thënë se Komisioni i Venecias, nuk është një instancë që vulos dokumente që adresohen nga ministritë apo shtetet, është instancë profesionale për avancimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Sipas saj, ky komision është një trup profesional që ofron rekomandime në raport me draftet që dërgohen për opinion.
Ajo ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë opinionin e Venecias edhe për Byronë Shtetërore për verfikimin e pasurisë së pajustifikueshme, sikurse atë të vettingut.
Ajo ndër të tjera ka thënë se për këtë ligj, do të punohet me ekspertë të ndryshëm, pasi është ligj i ndjeshëm dhe që realizohet për herë të parë.
“Jemi dakorduar që bashkarisht si institucione, pasi është ligj i ndjeshëm dhe që bëhet për herë të parë, koncepti i konfiskimit civil, të punojmë me ekspertë të ndryshëm që ato rekomandime të i adaptojmë në këtë projektligj”, ka theksuar ajo.
E pyetur nëse do të merret parasysh rekomandimi i Komisionit të Venecias që të bëhen bashkë Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) në një organ të vetëm, ajo ka thënë se nëse autoritetet e Kosovës vlerësojnë se ky është mekanizmi i duhur, atëherë do të merren veprimet e duhura sikurse kanë bërë përmes rekomandimeve.
Por, sipas saj, Agjencia kundër Korrupsionit ka natyrë dhe përgjegjësi tjetër.
“Kjo agjenci ka për qëllim parandalimin e korrupsionit, merret me deklarimet e pasurisë, përmes ligjit parashihet që zyrtarë të deklarojnë pasurinë e tyre”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se duhet të fuqizohet Agjencia për Korrupsion, e në anën tjetër të themelohet Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, siç ka rekomanduar Komisioni i Venecias.
Sipas saj, në rekomandime nga Komisioni i Venecias përmendet që duhet të evitohen disa formulime që të jenë në përputhje me të drejtat e njeriut.
“Gjashtë janë rekomandime kryesore, por edhe të tjerat, para se të vijmë te konluzioni i opinionit të Venecias, ne do të jemi të gatshëm t’i adaptojmë ato”, ka thënë ajo.
Sipas Haxhiut, Kosova duhet të jetë shembull si një shtet i ri i zbatimit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, sepse nuk e ka luksin që të jetë një vend që nuk i respekton rekomandimet e një instance të rëndësishme të Këshillit të Evropës.
Ajo ka thënë që Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër për ndryshime kushtetuese për të verifikuar integritetin e niveleve më të larta të sistemit të drejtësisë, sepse siç thotë ajo problemi është me nivelet e larta të sistemit të drejtësisë.
Sipas saj, fajin për këtë e kanë edhe qeveritë e kaluara që kanë vendosur në pozita persona për interesa të ndryshme individuale.
“E kam thënë pafund herë, problemin e kemi me nivelet e larta, në të kaluarën këto pozicione nuk janë mbërrirë në bazë të meritokracisë dhe transparencës, por për interesa të ndryshme indiviudale janë vendosur në ato pozita”, ka shtuar ajo.
Haxhiu ka përfunduar duke thënë se është shumë e bindur që brenda një periudhe jo të gjatë kohore, të verifikohet integriteti i niveleve më të larta.
E sipas saj, kur të ndodhë ky verifikim, më shumë se gjysma e problemeve në sistemin e drejtësisë do të adresohen.
Ndryshe, më 18 qershor, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka marrë dritën e gjelbër për të filluar me procesin e vettingut dhe formalizuar punën e Byros për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar.
Ministrja Haxhiu kishte bërë të ditur se, në draft-opinionin për vettingun, i cili pritet të bëhet publik, konstatohet nevoja e domosdoshme për të pasur reformë në drejtësi në konstatimet e Komisionit të Venecias.
Gjithashtu, rekomandohet ndërmarja e veprimeve për ndryshimet ligjore dhe kushtetuese në mënyrë që të arrihet rezultati i synuar.
Sipas ministres, Komisioni rekomandon verifikimin e niveleve të larta, në gjyqësor dhe prokurori, përmes një mekanizmi të jashtëm të niveleve të larta, duke filluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës si dhe nga kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorëve të prokurorive.
Sipas saj, Komisioni i Venecias ka gjetur probleme të shumta në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga mungesa e besimit, korrupsioni, nepotizmi dhe deri te përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit. /PortaliD/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kredia hungareze, Mickoski: Kushtet që nesër do t’i dakordojmë me bankat nuk varen vetëm nga unë
Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në Frankofoni, një sukses i shkuar, por i paavancuar dhe i dështuar nga qeveria aktuale
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët