LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu për audio-incizimet e publikuara në media: Po ndodh një skandal shumë i madh, vettingu i pashmangshëm

Haxhiu për audio-incizimet e publikuara në media: Po ndodh një skandal shumë i madh, vettingu i pashmangshëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dalë në një konferencë për media pas publikimit të disa audio-incizimeve që kanë të bëjnë me sektorin e drejtësisë, saktësisht në prokurori prej ku mund të hedhen dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

Haxhiu ka thënë se kambanat për cenimin e drejtësisë po bien sërish dhe ajo çfarë është e çuditshme është që përkundër faktit që kanë kaluar disa ditë nga publikimet e këtyre audio-incizimeve nuk kemi parë reagime.


Audio-incizimet e publikuar në media, reagon Këshilli Gjyqësor: Do të veprojmë sipas Rregullores për Procedurën Disiplinore
Lexo po ashtu Audio-incizimet e publikuar në media, reagon Këshilli Gjyqësor: Do të veprojmë sipas Rregullores për Procedurën Disiplinore

“Nuk kemi parë reagime shoqërore, nga mediat, nga shoqëria civile.  Nuk po ndodh e njëjta siq ka ndodhur me aferën Pronto, po ndodh një skandal shumë i madh ndaj të cilit nuk po ka asnjë reflektim. Si ministre thërras  reagim shoqëror, qoftë nga mediat, shoqëria civile por edhe institucionet”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se është e pa pranueshme që për një skandal që po ndodh në Kosovë të flas vetëm Qeveria.

“Një praktikë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë që për një skandal të tillë të flas vetëm Qeveria, dhe institucionet tjera të heshtin”, u shpreh Haxhiu.

Ministrja Haxhiu shtoi se kjo tregon se procesi i vettingut është i pashmangshëm.

“Askush nuk ka dilemë se Vettingu në sistemin e drejtësisë është shumë i rëndësishëm. Bëjë thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial që të ndërmarrin urgjentisht hapa në këtë drejtim dhe të hetojnë të gjithë ata persona që cenojnë integritetin e institucioneve të drejtësisë”, tha Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori