LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu pas shkarkimit të Deliu-Kodrës, thotë se ka edhe anëtarë tjerë të cilët janë paguar pa shkuar në komisione

Haxhiu pas shkarkimit të Deliu-Kodrës, thotë se ka edhe anëtarë tjerë të cilët janë paguar pa shkuar në komisione
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu /Foto: Ridvan Slivova

Prishtinë- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar shkarkimin e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra nga pozita e anëtares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.

Haxhiu tha se shkarkimi i deputetes Deliu-Kodra nga pozita e anëtares së komisionit, erdhi pas raportimit të saj se është paguar pa shkuar fare në mbledhje të komisionit.


“Po, ne i kemi dorëzuar dy raporte të Drejtësisë Tranzicionale, përkatësisht të divizionit të Drejtësisë Tranzicionale dhe atij financiar edhe i kemi njoftuar anëtarët e komisionit edhe me atë se sa mbledhje janë mbajtur, sa herë ka qenë e pranishme dhe sa ka qenë vlera që është paguar për herat që nuk ka qenë e pranishme”, tha ajo për betimiperdrejtesi.

Blerta Deliu - Kodra shkarkohet nga Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit
Lexo po ashtu Blerta Deliu - Kodra shkarkohet nga Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Ajo shtoi se përveç Deliu-Kodrës, ka edhe anëtarë tjerë për të cilët ka raporte që janë paguar pa marrë pjesë në mbledhje të komisionit.

“Po ka edhe anëtarë të tjerë, tash sigurisht që ne i kemi emrat do t’i ofrojmë qasje mediave, juve në dokumente publike. Tashmë kemi filluar procedurat edhe për zyrtarët përgjegjës të cilët kanë bërë pagesa të paligjshme dhe kthimin e mjeteve”, tha ajo.

Haxhiu theksoi se shkarkimi i Deliu-Kodrës është bërë nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ndërsa tha se nuk ka qenë e pranishme gjatë votimit në atë mbledhje.

“Betimi për Drejtësi” ka provuar të marrë një koment edhe nga Deliu-Kodra, mirëpo e njëjta nuk ka qenë e qasshme.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori