LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Organet e drejtësisë të merren seriozisht me raportin e Auditimit të vitit 2021 për MSh

Haxhiu: Organet e drejtësisë të merren seriozisht me raportin e Auditimit të vitit 2021 për MSh

Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021 po shihen shqetësuese nga PDK, madje kërkojnë nga organet e drejtësisë të merren me këtë raport.

E ky raport mori mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti tha se ky raport i auditimit ka opinion të kualifikuar që kanë të bëjë kryesisht me gabime teknike.

“Ky raport i Auditimit ka opinion të kualifikuar megjithatë është mirë të potencohet se të arsyetimet në bazë për opinion të kualifikuar kanë të bëjnë me gabime teknike me procedurat e kontabilitetit më saktësisht kanë të bëjnë me keq klasifikim dhe kategorizim të gabuar të shpenzimeve, por nuk ka ndonjë gjetje për dëmtim të buxhetit”, tha ajo.

E deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se të gjeturat e Auditorit për ministrinë e Shëndetësisë nuk janë teknike por vepra penale.

Sipas tij kjo qeveri e cila mori pushtetin me arsyetimin se do ta menaxhojnë më mirë paranë publike, raporti i auditimit ka shtuar edhe 5 gjetje të reja.

Madje ai ftoi edhe organet e drejtësisë që ta marrin me seriozitet këtë raport.

“Kemi të bëjmë me jo gabime teknike por kemi të bëjmë me vepra penale, veprat penale të identifikuara në raportin e Auditorit janë të gjetura të mëdha se ky raport ka 9 të gjetura prej tyre 5 të reja pra atë që premtonin se do të menaxhojnë shumë më mirë paranë publike besimi 51% e morën për të menaxhuar më mirë paranë publike, auditori ua ka gjetur edhe 5 të gjetura më shumë në MSh në vitin 2021. Ky raport i Audimit do të duhej të trajtohej në vitin e kaluar dhe kjo përbënë jo seriozitet në trajtimin e të gjeturave nga auditori”, tha ai.

Edhe bashkëpartiaku i Haxhiut, Hajdar Beqa u pajtua që raporti i auditimit ka elemente të kryerjes së veprave penale.

“Në këto të gjetura ka elemente të kryerjes së veprave penale dhe mendoj që është në interes publik që Prokurorit i shtetit në bazë të detyrës zyrtare dhe Kodit Penal dhe Procedurës Penale eksoficio të merret me këto çështje”, tha ai.

Më pas ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se të gjitha rekomandimet e raportit të Auditimit do të zbatohen.

“Pajtohem me zotëri Haxhiun që nuk qenka këtu, ky është një raport që nuk mund të ndryshoj dhe ky është një raport që e ka dhënë Zyra Kombëtare e Audimit dhe ne e dimë çka do të thotë ajo ne e dimë që ky raport i auditimit nuk ka nevojë për diskutim por duhet zbatuar. Të gjitha ato rekomandime që i ka dhënë raporti ne jemi shumë të hapur që të punojmë dhe duke e njohur administratën e MSh jam shumë i sigurt se do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe të domosdoshëm për të adresuar të gjitha rekomandimet që kanë dal nga ky raport….Nëse nuk janë shkelje teknike po janë shkelje të natyrës së veprave penale dhe ZKA e ka obligim me i paraqitur në Prokurorinë e Shtetin dhe ne mund të premtojmë se si ministri bashkë me administratën që secila gjetje të shkoj deri në fund”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori