LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: MSh kur ka licencuar laboratorët private për testet RT-PCR është dashur të marrë përsipër edhe rregullimin e çmimeve

Haxhiu: MSh kur ka licencuar laboratorët private për testet RT-PCR është dashur të marrë përsipër edhe rregullimin e çmimeve
Foto: Arkiv

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas raportimeve se testet PCR për Sars-Cov-2 të cilat po bëhen në laboratorin privat “Medical & Laboratori Services”, po iu kushtojnë qytetarëve kushtojnë 200 euro.

Haxhiu ka thënë se Ministria e Shëndetësisë do të duhej të merrej edhe me punën e rregullimit të çmimeve në momentin kur ka vendosur për licencimin e laboratorëve për kryerjen e testeve për COVID-19.


“Këtë çmim e ka paguar një qytetar i Kosovës për një test RT-PCR në laboratorin “Medical & Laboratory Services”, i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, që u licencua nga Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë kur ka licencuar laboratoret private është dashur të marrë përsipër edhe rregullimin e çmimeve”, thotë ai.

​MSh jep detaje për çmimet e testeve për COVID në institucionet private
Lexo po ashtu ​MSh jep detaje për çmimet e testeve për COVID në institucionet private

Ai gjithashtu thotë se ish-Qeveria Kurti dhe qeveria aktuale duhet të japin përgjegjësi se pse nuk janë kryer më shumë teste, meqë sipas tij nëse do të shfrytëzoheshin kapacitetet e plota në IKSHP, s’do të kishte nevojë për licencim të laboratorëve private.

“Gjithashtu duhet të jepet përgjegjësi përse që nga fillimi i pandemisë nuk janë shfrytëzuar kapacitetet e IKSHPK-së për më shumë teste. Ne jemi dëshmitarë se në disa raste brenda 24 orëve janë bërë më shumë se 500 teste. Përse nuk janë bërë më shumë teste në institucionet publike duhet të përgjigjen të dy Qeveritë Hoti e Kurti”.

“Sikur të shfrytëzoheshin të gjitha kapacitetet e laboratorëve në sistemin publik shëndetësor, nuk do të kishte fare nevojë që qytetarët të bënin teste në laboratorët privat”, ka shkruar Haxhiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori