LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Jemi buzë kolapsit me pandeminë COVID-19

Haxhiu: Jemi buzë kolapsit me pandeminë COVID-19
Foto: Arkiv

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se vendi ndodhet buzë kolapsit me pandeminë COVID-19 dhe sipas tij nëse vazhdohet kështu shumë shpejt do të jetë një situatë kur spitalet nuk do të kenë kapacitete për të përballuar fluksin e të sëmurëve dhe nuk do të ketë oksigjen dhe aparate respiratore të mjaftueshme për pacientët e shtrirë në spitale.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se interesat politike partiake dhe grupore po vazhdojnë të dominojnë mbi ato të qytetarëve dhe të pacientëve.


Lexoni të plotë postimin e deputetit të PDK-së:

Alarmante, jemi buzë kolapsit me pandeminë COVID-19 !

7137 raste pozitive, 177 raste të vdekjes,  8 raste të vdekjes ne 24 orët e fundit , 3874 të shëruar dhe 3086 raste aktive.

Situata mund të bëhet e papërballueshme.

Nëse vazhdohet kështu shumë shpejt do të vijmë në situatë kur spitalet tona nuk do të kenë kapacitete për të përballuar fluksin e të sëmurëve dhe nuk do të ketë oksigjen dhe aparate respiratore të mjaftueshme për pacientët e shtrirë në spitale.

Me nga 20 raste në ditë me COVID-19 kemi qëndruar mbyllur dy muaj e gjysmë në shtëpi, tani me më shumë se  200 raste në ditë jo që nuk ka mbyllje, por edhe po neglizhohet dhe me joseriozitet po trajtohet pandemia COVID-19.

Qytetarë të nderuar,  ju bëj apel që të jeni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm karshi situatës në të cilën ndodhemi, mbani maska, mos u përshëndetni dorë për dore, mbani distancë, mbani higjienën personale, dezinfektoni hapësirën ku jetoni dhe punoni.

Situata me pandeminë është buzë kolapsit.

Qeveritë e mashtrimit të 6 Tetorit, janë shndërruar në qeveri të zhgënjimit për shkak të paaftësisë që janë duke e treguar në menaxhim të situatës me pandeminë.

Interesat politike partiake dhe grupore po vazhdojnë të dominojnë mbi ato të qytetarëve dhe të pacientëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori