Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, duke folur ikjen e deputetes Adelina Grainca nga kjo parti, ka thënë se Grainca është blerë nga VV-ja, prandaj duhet ta kthejë mandatin.
“Një ditë para se të votohej për presidente zonja Osmani ne jemi takuar si grup parlamentar dhe aty ajo (Grainca) nuk e ka thënë asnjë fjalë se do ta votojë presidenten ose që është e pakënaqur me PDK-në apo caktimin në komisione parlamentare”, ka thënë Haxhiu për RTK.
Ai ka treguar se zonja Grainca ishte bashkë me ta ditën e parë të dështimit të zgjedhjes së Vjosa Osmanit president.
“Ishte me neve në votimin e parë deri në orët e vona. Veç kur e pamë të nesërme në Kuvend. Ka pasur tendencë që qeveria Kurti të kontrabandojë deputetë, ndërsa ai vet në të kaluarën e kritikonte këtë qasje. Pastaj Kurti vet ka thënë se do të ishte mirë të kemi një president konsensual, e jo politik. Edhe dy deputetë të afërt me Listën Serbe u kthyen dhe votuan për zonjën Osmani”, ka thënë Haxhiu.
Sipas tij, të gjitha ato që Kurti i ka thënë më herët se nuk duhet të ndodhin, të gjitha i ka shkelur me rastin e zgjedhjes së presidentes.
Ai ka thënë se duhet reformë zgjedhore e mirëfilltë dhe se Kosova duhet të ndahet në 9 zona zgjedhore – 7 për shqiptarët, një për diasporën dhe një për pakicat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City