LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu fton gratë ta raportojnë dhunën, planifikohet reformë e thellë te qendrat për punë sociale

Haxhiu fton gratë ta raportojnë dhunën, planifikohet reformë e thellë te qendrat për punë sociale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot gjatë vizitës në Komunën e Podujevës, deklaroi se dhuna në familje është fenomeni që po e shkatërron shoqërin֝ë në vendin tonë.

Gjatë tubimit me vajza dhe gra në Teatrin e qytetit “Avdush Hasani” në këtë komunë, Haxhiu tha se angazhimi për luftimin e dhunës në familjes duhet të jetë edhe më i fuqishëm.


“Ne mbesim të shqetësuar me një fenomen që po e shkatërron shoqërinë tonë, pra që ka pasoja të rënda për qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti për vajzat edhe gratë dhe që është dhuna në familje, dhuna në baza gjinore dhe kur jemi këtu, vetëm në ditët e fundit Brenda 5 ditëve dy gra u vranë nga bashkëshortët e tyre dhe rasti i fundit ishte një rast jashtëzakonisht i rëndë, ku në dyer të repartit të Gjinekologjisë, u vra në mënyrë mizore gruaja dhe foshnja që priste ta sillte në jetë nga ish-bashkëshorti i saj. Pra, pavarësisht strategjive, ligjeve, dokumenteve që kemi hartuar duket që angazhimi ynë duhet të jetë edhe më i fortë dhe më i fuqishëm në mënyrë që djemtë dhe burrat ta respektojnë dinjitetin e jetën e vajzave dhe grave në Republikën e Kosovës.”, tha ajo.

Ministrja e Drejtësisë tregoi se vetëm prej janari deri tani janë rreth 2 mijë e 500 raste të raportuara të dhunës në familje, por tha se mendon që ka edhe më shumë raste.

Ajo u bëri thirrje grave dhe vajzave llapjane që ta raportojnë dhunën në familje.

“Unë këtu ju bëj thirrje juve para se të dalë te dokumenti që kemi hartu dhe puna që duhet të bëhet, për ta hapur pastaj edhe debatin se mendoj që mund të keni edhe pyetje, sugjerime se çka mund të bëhet më ndryshe më shumë, keni rol të jashtëzakonshëm në kuadër të raportimit edhe parandalimit. Pra, edhe kur jeni dëshmitarë që po ndodhë dhuna në familje, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta raportoni atë.”, u shpreh ajo.

Ministrja deklaroi se 80% e rasteve të dhunimeve seksuale, nga janari e deri tani janë ndaj vajzave të mitura apo të miturve në përgjithësi. Ajo këtë e quajti gjendje alarmante.

“Deri tani kemi miratuar strategjinë nacionale kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, kemi miratu protokollin shtetëror për trajtimin e dhunimeve seksuale dhe po ua jep vetëm një informacion, nga janari deri tani, në raport me dhunimet seksuale 80 për qind e tyre janë ndaj vajzave të mitura apo të miturve në përgjithësi. Pra, kjo është një gjendje alarmante se pse ne pastaj nuk po kemi siguri se ku po shkojnë fëmijët tanë, shkon në shkollë, del me lujt, shkon me ble diçka. D.m.th. ti në vazhdimësi je në shqetësim në qoftë se do t’i ndodhë diçka fëmijës… .”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu u shpreh se janë të vetëdijshëm që ka problem me sistemin e drejtësisë dhe tha se kanë trashëguar shumë probleme.

Ministrja potencoi se ka shumë punë për të bërë derisa të ndërtohet një shtet, ku respektohet jeta dhe dinjiteti i secilit, ku të trajtohen të barabartë vajzat dhe gratë, ashtu sikur djemtë dhe burrat.

Ajo i ftoi gratë që të mbështesin vajzat edhe kur të ndahet trashëgimia, edhe kur ato nuk kanë lidhje të mirë martesore. Haxhiu u shpreh se planifikojnë reformë te qendrat për punë sociale.

“Ne jemi duke planifikuar që Qendrat për Punë Sociale nga janari me pasë një reformë të thellë te qendrat për punë sociale, sepse duket që të njëjtat kryejnë shumë shërbime, por realisht kanë shumë pak kapacitete njerëzore dhe profesionale. Ato në fakt janë dera e parë si me thënë, ku viktima troket. Prandaj, edhe duhet edhe qendrat për punë sociale, sikurse ndoshta do të diskutojmë bashkarisht edhe për një strehimore që strehon viktimat e dhunës në familje, këtu në komunën e Podujevës.”, tha ajo.

E pyetur se pse duhet të besojnë në institucione, kur institucionet i lirojnë dhunuesit pas një muaji, ministrja u përgjigj që dhuna gjithmonë duhet të raportohet.

“Në fakt pyetje me vend, pse duhet të raportojmë kur institucionet s’po e kryejnë punën e tyre. Pyetja është me vend, por përgjigja ime është gjithnjë duhet të raportoni, pavarësisht besimit të ulët që qytetarët kanë në institucionet e drejtësisë apo të sigurisë, sepse përmes përpjekjes tonë për luftimin e dukurive negative dhe përmes raportimeve të rasteve të dhunës në familje, ne përveç që e mbrojmë veten dhe tjetrin nga kjo dukuri. Po ashtu, bëjmë që institucionet të cilat nuk e kryejnë detyrën e tyre, të kërkojmë largimin e njerëzve që nuk po i kryejnë detyrat e tyre.”, shtoi tutje Haxhiu. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori