LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu flet për vërejtjen që iu dha “Vettingut” në Raportin e KE-së: Aty ka mungesë të informacioneve

Haxhiu flet për vërejtjen që iu dha “Vettingut” në Raportin e KE-së: Aty ka mungesë të informacioneve

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur për vettingun dhe vërejtjet në Raportin e Progresit për këtë çështje.

Haxhiu tha se ka ‘mungesë të informacioneve për vetingun”.


“Sa i përket çështjes së vettingut unë po e shoh që ka mungesë të informacioneve për faktin se ne tani së voni kemi miratuar një koncept dokument në qeveri dhe tani jemi duke bërë planet për themelimin e grupit që i përgatit amandamentet kushtetuese dhe ligjet për vetingun në sistemin e drejtësisë”,  u shpreh Haxhiu.

“E para vetingu s’do të jetë i njëhershëm. Këtu thuhet se do të jetë i njëhershëm çka nënkupton se një herë do të vlerësohen gjyqtarët dhe prokurorët dhe pastaj çka ndodh me ta asgjë askujt. Kjo nuk do të ndodh për faktin se ne planifikojmë veting të njëhershëm dhe të vazhdueshëm dhe të përhershëm”, shtoi ajo.

“Mekanizmat aktual nuk po funksionojnë si duhet, ata duhet të fuqizohen por pasi të bëjmë një verifikim nga mekanizmi i jashtëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve pastaj mekanizmat fuqizohen dhe do të jenë të instaluara përbrenda sistemit të drejtësisë”, tha ministrja e Drejtësisë në televizionin 7.

“Ne ia kemi thënë këto shqetësime ambasadorit të BE’së në Kosovë edhe me zyrtarë të lartë të BE’së që kemi pasur takime të përbashkëta dhe ata natyrisht që kanë rezerva për vetingun”, shpjegoi Haxhiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori