LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Dhuna në kohë pandemie është pandemi e fshehur, mos heshtni por raportoni nëse jeni viktimë e saj

Haxhiu: Dhuna në kohë pandemie është pandemi e fshehur, mos heshtni por raportoni nëse jeni viktimë e saj

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një video-mesazhi u është drejtuar qytetarëve të Kosovës, që të raportojnë rastet e dhunës në familje.

Haxhiu ka thënë se qëndrimi në shtëpi, rritja e stresit dhe pasiguria kanë shënuar rritje të rasteve të raportuara të dhunës në familje kudo në botë por edhe në Kosovë.


“Institucionet gjatë këtyre ditëve kanë bërë thirrje që të qëndrojmë në shtëpi. Thirrja e tyre duhet të respektohet. Në anën tjetër në këto rrethana barra më e rëndë mund të bie mbi vajzat dhe gratë. Të jesh e mbyllur me abuzuesin është më keq se burg, sepse ata mund të përfitojnë nga situata e krijuar për të mos i lejuar partnerët të dalin jashtë dhe të kërkojnë ndihmë”, ka thënë Haxhiu përmes këtij video-mesazhi.

Ministrja në detyrë ka theksuar se Kosova ka marrë masa emergjente që të lehtësohet mënyra e raportimit.

Në tre mujorin e parë u raportuan 481 raste të dhunës në familje, policia u drejtohet me një apel qytetarëve
Lexo po ashtu Në tre mujorin e parë u raportuan 481 raste të dhunës në familje, policia u drejtohet me një apel qytetarëve

“Dhuna në kohë pandemie është pandemi e fshehur, dhuna në familje është vepër penale është krim”, tha Haxhiu, duke shtuar se edhe në këtë kohë pandemie dhunuesit do të ndëshkohen.

Ndërkaq dje, Policia e Kosovës ka apeluar të qytetarët që të mos shfaqin dhunë ndaj askujt, duke njoftuar se vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2020 janë raportuar 481 raste të dhunës në familje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori