Arabia Saudite ka njoftuar se do të mbajë një Haxh “shumë të kufizuar” këtë vit për shkak të pandemisë së coronavirusit, me haxhinjtë që tashmë jetojnë në mbretëri që do të lejohen të marrin pjesë në pelegrinazhin që fillon në fund të korrikut.
“U vendos që të zhvillohet pelegrinazhi këtë vit me një numër shumë të kufizuar … me kombësi të ndryshme në mbretëri”, tha të hënën agjencia zyrtare saudite e shtypit, duke cituar ministrinë e Haxhit, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Po sipas të njëjtit medium, vendimi vjen në dritën e rritjes së rasteve të COVID-19 në të gjithë botën, mungesën e një vaksine dhe vështirësinë për të mbajtur një distancë të sigurt sociale midis një numri të madh të pelegrinëve që vijnë nga jashtë, thuhet në deklaratë.
Ndryshe, më shumë se dy milionë njerëz kryejnë pelegrinazhin vjetor në qytetin e shenjtë të Mekës çdo vit, duke përfshirë shumë që udhëtojnë nga jashtë.
Siç vlerësohet më tej, përcjell Telegrafi, Haxhi, një domosdoshmëri për myslimanët e aftë të paktën një herë në jetën e tyre, paraqet një burim të mundshëm kryesor të “ngjitjes së virusit” pasi aty gjenden shumë afër njëri-tjetrit miliona pelegrinë.
Një anulim i Haxhit do të përfaqësonte edhe një humbje të madhe të të ardhurave për mbretërinë, e cila tashmë po tenton të këndellet nga goditjet e shkaktuara nga virusi dhe një rënie në çmimet e naftës.
Gjithsesi, një Haxh në shkallë të plotë, i cili vitin e kaluar tërhoqi rreth 2,5 milionë pelegrinë, nuk ka gjasa pasi autoritetet këshilluan myslimanët në fund të marsit të shtyjnë përgatitjet për shkak të sëmundjes që përhapet me shpejtësi.
Gjithashtu, që nga fundi i shkurtit, mbretëria ka pezulluar Umrah në Mekë për shkak të shpërthimit të virusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli sulmon Iranin me raketa
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, gjenerali amerikan shpjegon se cili ishte "mesazhi i Tel Avivit për Teheranin"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi