Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka deklaruar se dy partitë që po synojnë formimin e institucioneve, janë duke vrapuar pas pozitave të individëve, e jo për të mirën e Kosovës.
Sipas tij, kjo marrëveshje nuk do të arrihet.
Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, janë duke u vonuar në formimin e institucioneve.
“Siç po shihen deri më tani këto dy parti jo vetëm me elektoratin, tërë Kosovën e kanë gënjyer me premtimet e veta, sepse po vjen një qeverisje e “shpresës”. Ku po shihet se nga qeverisja e “shpresës” nuk ka asgjë tjetër veç se të dyja partitë janë duke vrapuar pas pozicioneve për individë dhe ka mbetur këtu ku ka mbet Kosova. Duhet që sa më shpejt të dy partitë t’i thërrasin ndërgjegjes dhe të krijojnë institucionet”, thotë ai për KP.
Sipas tij, Kosovën e presin zhvillime me shumë vështirësi, si anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, e po ashtu edhe zhvillime në vend, kështu që të dyja partitë, LVV e LDK janë duke u vonuar në formimin e institucioneve të vendit, pavarësisht se kanë marrë besimin e qytetarëve.
Ai thotë se kjo marrëveshje nuk do të arrihet.
“Unë mendoj që nuk do të ketë marrëveshje brenda këtyre dy partive, sepse dy partitë nuk janë duke i besuar njëra-tjetrës dhe janë vetëm duke e shtyer sot për nesër. Por edhe Kurti nuk është i gatshëm që të merr këtë qeverisje në këtë situatë të vendit”, shton ai.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re, ani pse me vështirësi ka siguruar gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën