LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Shala del Gjykatës Speciale në Hagë, nuk deklarohet rreth akuzave

Haxhi Shala del Gjykatës Speciale në Hagë, nuk deklarohet rreth akuzave

Ish-deputeti dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, është paraqitur në seancën e parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Shala ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u deklaruar në lidhje me akuzat ndaj tij.


Haxhi Shala sot del para Gjykatës Speciale
Lexo po ashtu Haxhi Shala sot del para Gjykatës Speciale

Shala ka thënë se një deklarim të tillë do ta bëjë në seancën e radhës, pasi t’i marrë të gjitha shkresat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gjyqtari Nicolas Goillou e pyeti Shalën nëse ka ndonjë ankesë sa i përket arrestimit dhe paraburgimit të tij. Ai u përgjigj se gjithçka është në rregull.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Haxhi Shalës, i cili po akuzohet për pengim në administrim të drejtësisë. /Telegrafi/