LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Shala sot del para Gjykatës Speciale

Haxhi Shala sot del para Gjykatës Speciale
Foto: Arkiv

Ish-deputeti dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, sot pritet të dal për herë të parë para Dhomave të Specializuara, në Hagë.

Sipas një njoftimi të Dhomave të Specializuara bëhet e ditur se paraqitja e parë do të mbahet në seancë publike.

“Paraqitja e parë e Haxhi Shalës është caktuar të mbahet më 13 dhjetor 2023 në orën 14:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.


Paraqitja e parë do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë Gjykatësi i Procedurës Paraprake garanton respektimin e të drejtave të të akuzuarve, përfshirë të drejtën për përfaqësim juridik, dhe se të akuzuarit i kuptojnë akuzat e paraqitura kundër tyre”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Haxhi Shalës, i cili po akuzohet për pengim në administrim të drejtësisë.

Ai është ekstraduar në Hagë, teksa në aktakuzën e Prokurorisë së Specializuar po thuhet se Shala, Sabit januzi dhe Ismet Bahtijari kishin zhvilluar disa takime me një dëshmitar për tërheqje të dëshmisë së tij.

Ndër të tjera, thuhet se dëshmitari tha se nëse do t’i ofronin 200 mijë euro, ata do të kishin një marrëveshje.

“Konkretisht, Januzi i tha dëshmitarit 1 se Shala i kishte kërkuar Januzit që të përcillte mesazhin se nëse dëshmitari 1 tërhiqte dëshminë e tij.

Më pas, Shala dhe persona tjerë të paidentifikuar do t’i ofronin ‘ndihmë’.

Dëshmitari 1 u përgjigj se nëse Shala dhe/ose të tjerët i sillnin 200,000 euro, ata do të kishin një marrëveshje”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, më 5, 6 dhe 9 prill janë zhvilluar disa takime, teksa përmendet se Bahtijari kishte shkuar në shtëpinë e dëshmitarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeministri italian: Si mund të jetë Shqipëria vend i sigurt për emigrantët kur tërheqin zvarrë ish-presidentin e tyre

Ish-kryeministri italian: Si mund të jetë Shqipëria vend i sigurt për emigrantët kur tërheqin zvarrë ish-presidentin e tyre

Lajme
Arrestimi i Ilir Metës, çfarë gjeti SPAK në celularin e Kryemadhit?

Arrestimi i Ilir Metës, çfarë gjeti SPAK në celularin e Kryemadhit?

Lajme
Kryemadhi: Kur paratë tona të përfundojnë në Serbi, do dalin fjalët e Metës

Kryemadhi: Kur paratë tona të përfundojnë në Serbi, do dalin fjalët e Metës

Lajme
Mos procedimi i Asociacionit, Peci: Ka rrezik që në tavolinë të na shtrohet çështja e ndarjes së Kosovës

Mos procedimi i Asociacionit, Peci: Ka rrezik që në tavolinë të na shtrohet çështja e ndarjes së Kosovës

Lajme
Agani tha se një homoseksual me ligj nuk ka të drejtë të martohet, Ymeri: Kjo është antikushtetues

Agani tha se një homoseksual me ligj nuk ka të drejtë të martohet, Ymeri: Kjo është antikushtetues

Lajme
Ambasadori britanik, Hargreaves: Ura e Ibrit duhet të hapet, çështja është se kur dhe si

Ambasadori britanik, Hargreaves: Ura e Ibrit duhet të hapet, çështja është se kur dhe si

Politikë
Kalo në kategori