LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Gjoni me ekspozitën, “Pullë postare”

Haxhi Gjoni me ekspozitën, “Pullë postare”

Të enjten, më 25 tetor 2018, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës bëhet hapja e ekspozitës “Pullë postare”, e autorit Haxhi Gjoni.

“Kjo ekspozitë ka simbolikën e daktilografisë shprehëse, nisur me paraqitjen në medaljone të personazheve të mëdha, siç është Nëna Terezë, e cila vjen si format pusulle ose si pullë postare në kontekstin e gjenezës, prejardhjes dhe vizionit të saj prej paqeje botërore. ‘Skënderbeu’, ‘Koka e shqiponjës’, ‘Familja e murosur në gur’, ‘Hyjnesha në fron’, ‘Mikelanxhelo’, ‘Koka e kalit’ etj., janë disa prej punimeve të tij me të cilat paraqet identitete historike, të farkëtuara në kulturën e gurit afrikan, indian, apo ballkanik”, thuhet në njoftimin e Galerisë.