LAJMI I FUNDIT:

Haxhi Avdyli thotë se tre zyrtarë  të LDK-së në Malishevë, i bashkohen Vjosa Osmanit

Haxhi Avdyli thotë se tre zyrtarë  të LDK-së në Malishevë, i bashkohen Vjosa Osmanit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se disa zyrtarë komunal të LDK-së në Malishevë kanë kaluar në iniciativën e Vjosa Osmanit.

Avdyli thotë se Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Malishevë, Rrahim Morina bashkë me dy asambleistë të LDK-së i janë bashkuar “kauzës së ndryshimit”.

“Kryesuesi i asamblesë komunale në Malishevë Rrahim Morina , njëherësh kryetar i nëndegës së LDK-së Astrazub, asambleisti Valon Krasniqi  , kryetar nëndege në Bardh dhe Arlind Morina asambleist i bashkohen kauzës sonë të ndryshimit. Vazhdojmë…”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të dërguar vendin në zgjedhje, në iniciativën e Vjosa Osmanit kanë kaluar edhe disa asambleistë të LDK-së nga Mitrovica dhe Ferizaj.

Ende nuk dihet fati i iniciativës së Vjosa Osmanit nëse do të garojë me një listë të sajën zgjedhore apo do t’i bashkohen listës së Vetëvendosjes.

Deri më tani ka pasur deklarata nga dy kampet për bashkëpunim, mirëpo ende nuk ka ndonjë konkretizim se si do të bashkëpunoj Vjosa Osmani me Vetëvendosjen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori