LAJMI I FUNDIT:

Havolli: Sulmi në shtëpinë e Kryeministrit, akt terrorizmi

Havolli: Sulmi në shtëpinë e Kryeministrit, akt terrorizmi

Sokol Havolli, shefi i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa dhe kështilltar politik për ekonomi, ka thënë se distancimin nga dhuna duhet ta bëjë gjithkush.

“Kjo çfarë pamë sot, sjelleje çfarë kemi pa në muajt e fundit nga opozita me gaz dhe sprej, në seancat e kalume, kemi pa edhe tentimin e sulmit me prej të kryeminstrit”, tha Havolli, në emisionin Politikë në Tribuna Channel


“Në protesta ka pas sulme që kalojnë në nivel të teroozirimti. Më 26 shkurt shtëpia e kryeministrit është sulmuar me koktej molotovi, dhe qëllimi ishte ta djegin. Aaty ka njerëz brenda, diçka që nuk duhet ta pranojë shoqëria, në asnjë rrethanë. Në asnjë rrethanë nuk pamë reagim ndaj sulmit ndaj shtëpisë me koktej moltovoi, që kaloi në nivel të terrorizimit. Nuk kemi informata për arrestimin e atyre personave nuk kam informata, ata persona duhet të arrestohen, prokuroria dhe gjyqësia të kryejnë punën e tyre, ndaj dy personave që janë parë në video”, ka thënë ai.

Havolli tha se prodhimi i koktej motoltovit është vepër penale, sidomos në pronë private, ku banojnë njerëz.

Ai ka thënë se rastet e djegies së veturave së fundi të zyrtarëve nuk duhet të bëhen.

Sipas tij, këto veprime nuk duhet të kalojnë në tentativë për anarki.

“Organet e rendit duhet të jenë në drejtim të identifikimit, dhe të jenë sa më të shpejt në mënyrë që t’i ndalin këto akte”, ka thënë Havolli.