"The Haunting of Hill House", seriali i frikshëm që është bërë menjëherë hit

Pasi e kanë shikuar episodin e parë, publiku e ka shpallur serialin "The Haunting of Hill House" si më të frikshmin e vitit, ndërsa si arsye kryesore e përmendin tregimin e frikshëm dhe intensitetin e ngjarjeve që i mban të tensionuar.
Serialit të Netflixit i kanë mjajtuar shtatë ditë për të siguruar një numër të madh fansash.
Ndërkaq, duke vlerësuar në bazë të reagimeve në rrjetet sociale, përveç se u pëlqen shikuesve, ky serial njëherësh nxit edhe shumë frikë te dashamirët e zhanrit horror.
Seriali i ri horror, "The Haunting of Hill House", u prezantua në Netflix më datën 12 tetor, ndërsa bazohet në romanin klasik të Shirley Jackson nga viti 1959.
Skenarin e ka përgatitur Mike Flanagan, i njohur për filmat horror, si “Hush” dhe “Ouija: Origin of Evil”.
Carla Gugino, Michiel Huisman, Victoria Pedretti – janë protagonistët kryesorë të serialit.
Në dhjetë episodet e para, ky horror psikologjik flet për pesë vëllezër dhe motra, të cilët rriten në një shtëpi, e cila shndërrohet në shtëpinë më të mallkuar në vend.

“Tash janë të rritur dhe tragjedia i ka detyruar të kthehet dhe të përballen me fantazmat e të kaluarës, disa prej të cilëve akoma i përndjekin në mendime, ndërsa të tjerat ndoshta i përndjekin përmes hijeve në Hill House”, shkruan në përshkrimin e serialit.
Ky tregim i pazakontë horror ka marrë kritika të shkëlqyera dhe ka nxitur reagime të shumta në opinionin e gjerë, teksa ekzistojnë edhe shikues të tillë që kanë nisur të frikësohen në dhomat e tyre të ditës. /Telegrafi/
https://twitter.com/LukeOfHorror/status/1051284121870192640
https://twitter.com/babyjanequeen/status/1051107028800888832


























































