LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Thaçi president unifikues, PDK ka nevojë për reformë

Hasani: Thaçi president unifikues, PDK ka nevojë për reformë

Nait Hasani, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, në Info Magazine të Klan Kosovës,ka thënë se Hashim Thaçi do të jetë presidenti më unifikues në vend, ndërsa ka thënë se ai duhet të qëndrojë larg Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në bazë të Kushtetutës Thaçi duhet të qëndrojë larg partisë. Ai e ka kryer një punën e tij, e ka përmbyll një karrierë politike të tij, tash u bë president. Thaçi përfaqëson tash krejt qytetarët e Kosovës, tha ai.


Hasani tha se Thaçi do të jetë presidenti më unifikues që ka pasur Kosova.

“Edhe Rugova ka qenë kryetar i partisë dhe kështu është bërë president, edhe Behgjet Pacolli po ashtu, edhe z.Thaçi ka ardhur nga kjo pozitë”.

“Shkuarja e z.Thaçi nga partia nuk e dëmton PDK-në, por ai i ka hap zhvillim të ri partisë, sepse mund të bëhen ndërrime dhe mund të bëhet reformë. Partia ka nevojë për reformë”, tha ai.