LAJMI I FUNDIT:

Hasani për Kurtin: Diskursi i tij nuk është liberal, nuk duhet të bëhen iluzione nëpërmjet librave për funksionimin e shtetit

Hasani për Kurtin: Diskursi i tij nuk është liberal, nuk duhet të bëhen iluzione nëpërmjet librave për funksionimin e shtetit

Profesori universitar, Enver Hasani, e ka komentuar figurën e Albin Kurtit në politikë.

Në një intervistë për emisionin “Personale”, Hasani e ka vlerësuar Kurtin si politikan me duar të pastra.


Mirëpo, në shpjegimin e tij, ai thotë se Kurti duhet ta kuptojë realitetin në të cilin gjendet Kosova në arenën ndërkombëtare, për shkak se sipas tij, tashmë vendi ynë gjendet në aspekt të sigurisë rajonale.

Tutje, Hasani thotë se Kurti duhet ta kuptojë se gjithçka që ai e lexon në libra nuk mund të vihen në praktikë aktualisht në Kosovë.

“Në politikë nuk është shumë mirë me lexu shumë libra. Sepse ata që lexojnë shumë e kanë hendikep që tentojnë të bëhen njëfarë lloji revolucionari. Diskursi i tij nuk është liberal. Ai duhet ta kuptojë një gjë që aktualisht Kosova është çështje e sigurisë dhe se nuk duhet të bëhen iluzione nëpërmjet librave për funksionimin e shtetit për shkak se tereni është i ndryshëm. Kur një ditë Kosova ta tejkalojë këtë fazën e çështjeve të sigurisë, atëherë vendi do t’i lypë njerëzit sikur Albin Kurti, i cili qeverisë me duar të pastra. Por, jo vetëm Albin Kurtin, por edhe shumë politikanë tjerë që janë nëpër partitë e tjera politike”, ka thënë Hasani.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori