LAJMI I FUNDIT:

Hasan Avdyli, koleksionues i gjërave të vjetra nga vitet e 70-ta

Hasan Avdyli, koleksionues i gjërave të vjetra nga vitet e 70-ta

Kaseta të vjetra, CD, e mbi 3, 000 pllaka, janë të ekspozuara në “arkivën e tij”. Ato i sillnin nostalgji për të kaluarën.

Ka filluar me figura ngjitëse që në  moshën 9-vjeçare,  dhe  i ruan edhe sot me shumë fanatizëm.


Është ky Hasan Avdyli nga Prizreni, i cili ka thënë që ka filluar t’i koleksionojë për vete, që t’i ketë gjithmonë, dhe t’i dëgjojë kurdo që dëshiron.

“Koleksionet kam filluar t’i bëj qysh kur isha fëmijë i moshës 9-vjeçare. Kam vazhduar me stripa nga viti 1976. Në atë kohë nuk ka pasur internet apo teknologji dhe e vetmja gjë që kemi mundur të mbledhim kanë qenë këto gjëra”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hasan Avdyli.

Më të preferuarat e tij mbeten pllakat muzikore. Ka bërë çmos që ti ketë të gjitha ato që ka dashur.

Ne koleksionin e tij mund të gjejmë të  gjitha llojet e tyre, që nga këngëtari Sali Bajrami e  deri te grupi Sepultura.

“Në vitin 1984 kam filluar me koleksionimin e kasetave. Kasetat e para ishin nga Radio Prishtina”, shtoi më tej Hasan Avdyli.

Hasan Avdyli nuk hezitoi të na tregoi edhe disa prej tyre, te cilat do të mbeten gjithmonë të preferuarat e tij.

Mirëpo ai nuk ka ndaluar së koleksionuari gjëra. Ai së fundi ka blerë një radio shumë të veçantë.

Hasan Avdyli, ka thënë që shumicën e kohës e kalon në dhomën e tij, duke dëgjuar pllakat e tij e përmes tyre duke reflektuar mbi të kaluarën./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori