LAJMI I FUNDIT:

Harta që tregon se ku mund të shpërthejë dhuna sepse nuk ka ujë të mjaftueshëm

Harta që tregon se ku mund të shpërthejë dhuna sepse nuk ka ujë të mjaftueshëm

Është modeli i parë parashikues që përfshin faktorët mjedisorë, dhe nga kjo Lindja e Mesme është shumë e prekshme.

Përveç politikës që e bën Lindjen e Mesme një pluhur të paqëndrueshmërisë, ekziston një faktor tjetër shqetësues që mund të parashikojë se ku do të shpërthejë konflikti dhe kjo si mungesë e ujit.


Është hera e parë që faktorët mjedisorë, si thatësira po përdoren për të parashikuar se ku do të ndodhë konflikti tjetër – jo vetëm në Lindjen e Mesme, por kudo në botë, transmeton Telegrafi.

Mjeti i ri është krijuar kryesisht për politikëbërësit lokalë dhe qeveritë, për t’i ndihmuar ata të ndërhyjnë përpara se shpërthimi i konfliktit të ndodh në të vërtetë.

Duke përdorur të dhënat e imazhit satelitor, shkencëtarët mund të matin sa lagështi po kalon në atë vend. Nëse lagështi në atë vend nuk ka shumë, faktori i rrezikut për konflikt rritet. Ata kombinojnë ato të dhëna me metoda më tradicionale të parashikimit të konfliktit, si paqëndrueshmëria politike, për të pikturuar një panoramë më të plotë se sa ka të ngjarë të fillojë një luftë.

Në të vërtetë, thatësira që filloi në vitin 2006 në Siri – ka të ngjarë të jetë thatësira më e keqe në gati njëmijë vjet, ku mbyti 85 për qind të bagëtive të vendit dhe i shtyu fermerët në qendrat urbane pasi fermat e tyre dështuan.

Rreth 1.5 milion njerëz të cilët u detyruan të shkonin në qytete krijuan trazira sociale, e cila nga ana tjetër, thonë studiuesit, përkeqësoi luftën civile që çoi në krizën e vazhdueshme të refugjatëve sirianë.

“Thatësira kishte shpërngulur sirianët shumë kohë përpara se të fillonte konflikti”, tha Francesco Femia, presidenti i Qendrës për Sigurinë e Klimës më parë për VICE News, përcjell Telegrafi.

Sa për Lindjen e Mesme, ajo po ngrohet më shpejt sesa pjesa tjetër e botës dhe thatësirat atje do të kërcënojnë një paqe tashmë të brishtë në Irak dhe Iran në vitet e ardhshme, parashikon studimi i ri. Lumenjtë Tigër dhe Eufrat, të cilët dikur ushqenin “djepin e civilizimit”, po thahen më shpejtë se sa mendohej. Afro 120 mijë njerëz u shtruan në spital pasi pinë ujë të ndyrë në vitin 2018, gjë që çoi në protesta të dhunshme. Në Iran, dëmtimi i tepërt i lumenjve, menaxhimi i dobët i ujit, thatësira dhe ndryshimi i klimës kanë kontribuar të gjitha në mungesat e ujit. Liqeni i kripur i Urmisë, i cili dikur mbulonte mbi 2 mijë kilometra katrorë, është zvogëluar në më pak se 20 për qind të madhësisë së tij origjinale.

Megjithëse sulmet raketore të Iranit në afërsi të Ambasadës Amerikane në Irak të martën nuk shkaktuan viktima dhe tani të dy palët duket se po largohen nga pragu i luftës, çdo konflikt i ardhshëm mund të përkeqësohet nga problemet e mungesës së ujit të rajonit. Shpesh, mungesa e ujit i shtyn njerëzit brenda një vendi kundër njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori