LAJMI I FUNDIT:

Harta e re gjyqësore në Shqipëri, shkrihen nëntë gjykata të shkallës së parë

Harta e re gjyqësore në Shqipëri, shkrihen nëntë gjykata të shkallës së parë

Nga kjo e hënë Shqipëria do të ketë nëntë gjykata të zakonshme të shkallës së parë më pak e po aq më pak prokurori, që funksiononin pranë tyre.

Tetëmbëdhjetë institucionet në fjalë pushuan se ekzistuari në zbatim të fazës së dytë të hartës së re gjyqësore, ristrukturimit të shpërndarjes së gjykatave e prokurorive në vend.


Kjo vendimmarrje e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e miratuar nga qeveria korrikun e vitit të shkuar e tkurr në 13 numrin e 22 gjykatave të zakonshme të Shkallës së Parë. Sipas këtij vullneti, e hëna gjeti pa gjykatë e pa prokurori Tropojën, Matin, Kurbinin, Pukën, Krujën, Kavajën, Lushnjën, Pogradecin dhe Përmetin.

Dosjet gjyqësore në shqyrtim e sipër, apo të regjistruara në këto gjykata do të zhvendosjen në rrethe të tjera gjyqësore, gjykata ku duhet të shkojnë edhe ata persona që janë palë në një proces gjyqësor.

Referuar vendimmarrjes së KLGJ, në gjykatat që mbyllen do të ketë zyra shërbimi, ku qytetarët mund të depozitojnë padi, kërkesa për informacion mbi ecurinë e çështjeve, kërkesa për kopje të akteve apo edhe për ankimet. Në fazën e parë të zbatimit të Hartës së Re Gjyqësore në1 shkurt, 6 apele të vendit u shkrinë në një të vetëm në Tiranë të emërtuar Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm. Ndërsa në korrik do të bëhet ristrukturimi i gjashtë Gjykatave Administrative në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori