Një ekspert britanik zbulon disa “sekrete” lidhur me aknet dhe tregon mënyrat sesi mund të zgjidhet problemi.
Aknet mund të lidhen me faktorë si stresi, dieta ushqimore, dehidratimi, alergjitë dhe ndryshimet hormonale.
Nëse vuani nga aknet, nuk duhet të fajësoni vetëm lëkurën e yndyrshme. Shumë specialistë besojnë se aknet në zona të caktuara të lëkurës mund të pasqyrojnë probleme të ndyshme të shëndetit.
John Tsagaris, praktikant i mjekësisë kineze beson se aknet mund të rezultojnë nga një sërë faktorësh, si stresi, dieta ushqimore, dehidratimi dhe alergjitë, por edhe për shkak të aktivitetit hormonal.
“Në mjekësinë kineze, aknet interpretoheni si një efekt i disbalancës së sistemit që kontrollon shëndetin e lëkurës, që përbëhet nga mushkëritë dhe veshkat”, shpjegon ai. Sipas modelit të tij, lëkura ndikohet nga ndryshimet në nivelin hormonal, që ndikojnë në prodhimin e yndyrës dhe pH të lëkurës, çka shton rritjen e baktereve dhe shpie në mbylljen e poreve.
BALLI
Kur aknet shfaqen në ballë, rekomandohet të shohim me kujdes dietën ushqimore.
“Konsumimi i më pak ushqimeve të papërpunuara dhe reduktimi i sasisë së yndyrnave në dietë mund të ndihmojë, pasi këto ndikojnë negativisht në sistemin tretës”, këshillon eksperti, duke shtuar se dieta përmirësohet duke konsumuar një sasi të madhe uji dhe duke fjetur 9 orë të mira gjumë, çdo natë.
FAQET
Kur aknet mbulojnë faqet, besohet se shkaku kryesor është stresi dhe stili i varfër i jetesës.
“Duhanpirja dhe/ose alergjitë e tjera mund të jetë një faktor, megjithatë duhet parë dieta dhe stili i jetesës në tërësi”, thotë eksperti.
Zgjidhjet e mundshme? Perimet e gjelbra dhe bari i grurit. Mos harroni reduktimin e mishit dhe produkteve të bulmetit.
GOJA DHE MJEKRA
Këto janë zona ku aknet shfaqen për shkak të problemeve hormonale dhe stresit.
“Duhet ta lejoni trupin të funksionojë në mënyrën e duhur dhe jo ta trajtoni atë si një makinë dhe të mbani gjithmonë parasysh se gjumi i mirë, çlodhja, hidratimi dhe ndjekja e një diete të shëndetshme mund ta bëjë lëkurën të duket energjike dhe e shëndetshme”.
Mungesa e hidratimit mund të çojë në mosbalancim të veshkave dhe shpërthim të akneve në zonën e mjekrës.
HUNDA
Kur aknet shfaqen në këtë zonë, kjo është një shenjë e dietës së varfër dhe mungesës së tretjes. Sipas ekspertit, janë toksina, hormonet e tepruara dhe radikalet e lira që shkaktojnë inflamacion dhe akne.
Ai rekomandon konsumimin e: kungullit, kastravecit, shalqirit, karrotave, lakrës së bardhë dhe lakrës së gjelbër, aloe vera, orizit të kuq, thjerrëzave, luleradhiqeve, patateve, qershive, papajave, hurmave etj.
Nga ana tjetër, duhen shmangur: sheqeri i tepruar, produktet e bulmetit, çokollata, kafeina, pijet e gazuara, arrat, farat, gocat e detit dhe ushqimet me yndyrna, të skuqura dhe të konservuara.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën