Ata bënë debutimin e tyre si çift në Hollywood gjatë fundjavës në dasmën e agjentit të tij në Montecito.

Dhe Harry Styles dhe Olivia Wilde nuk treguan shenja ngadalësimi të gjërave ndërsa shijuan një shëtitje me miqtë e ngushtë në Santa Barbara, Kaliforni, të dielën.


Këngëtari i “Watermelon Sugar”, 26 vjeç, dhe aktorja, 36 vjeçare, u shfaqën mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, gjersa u komentua tejet shumë paraqitja e tyre publike.

37682076 9119283 Cosy New couple Harry Styles and Olivia Wilde showed no signs of a 43 1609954565724 Foto: Backgrid

Harry luan si ylli kryesor në filmin e ardhshëm të Olivia, “Don’t Worry Darling”, të cilin nëna e dy fëmijëve është duke e realizuar.

Paraqitja e çiftit të ri shënon marrëdhënien e parë publike të nënës së dy fëmijëve, që nga ndarja e saj nga i fejuari, aktori Jason Sudeikis, 45 vjeç, në fillim të vitit 2020 pas më shumë se tetë vitesh së bashku.

37682158 9119283 Debut They made their debut as Hollywood s hottest new power cou m 42 1609954560759 Foto: Backgrid

Olivia ndërkohë shfaqi një dukje të thjeshtë për shëtitje, një palë pantallona kafe e një triko po ashtu të tillë. Ajo përfundoi pamjen me një maskë të bardhë mbrojtëse në mes të pandemisë së coronavirusit.

Harry në anën tjetër kishte të veshur tuta sportive, të bardhë e triko ngjyrë kafe me një kapelë rozë në kokë.

37682252 9119283 image a 59 1609954922304 Foto: Backgrid

Të njëjtit dukeshin në humor të mirë dhe po argëtoheshin mjaft shumë gjatë shëtitjes në Santa Barbara. /Telegrafi/

37683434 9119283 image a 101 1609956455379 Foto: Backgrid