Të punësuarit në administratë dhe gjyqësor të enjten dhe të premten do ta ndërpresin punën për dy orë, nga ora 10 deri në 12:00, duke kërkuar pagesën e pagës minimale dhe rritje lineare të pagave të të gjithë të punësuarve për 2.806 denarë.
Protesta do të ketë në të gjitha ato institucione ku Sindikata e AOGJSHQ ka organizata sindikale si ministri, agjenci, fonde, administrata dhe gjykata.
“Do të ketë ndërprerje pune. Janë njoftuar edhe Qeveria dhe ministritë, të gjithë punëdhënësit. Kërkoj nga qytetarët që të jenë të durueshëm, nuk është shumë, janë dy orë, por ato dy orë mund të rriten dhe të jenë prej tetë orë ndërprerje”, tha kryetari i Sindikatës së AOGJSHQ-it, Tërpe Deanoski në konferencën e sotme për media.
Në 95 për qind të institucioneve, siç theksoi ai, paga paguhet nën minimumin, ndërsa në pesë për qind të mbetura, disa nuk e përgatisin pagën dhe ata që e kanë paguar, kanë bërë gabime dhe kanë paguar vetëm pagën minimale pa stazh.
Deri më tani nuk kanë marrë ftesë për negociata nga Qeveria, ndërsa presioni nga anëtarësia, siç theksuan, është i madh dhe kërkohet që ndërprerja e punës të vazhdojë.
Shpresojmë që Qeveria dhe autoritetet kompentente të kenë sadopak sens dhe të bëjnë përpjekje gjatë kësaj periudhe të bisedojnë dhe të gjejnë mënyra për zgjidhjen e kërkesave tona, por duket se Qeveria nuk është e interesuar për negociata me ne, edhe pse ka premtuar. Ajo që paralajmëruam herën e kaluar u realizua dhe pothuajse në të gjitha institucionet në administratë dhe drejtësi punonjësve nuk u paguhet paga minimale. Deri më tani, mbi 95 për qind e institucioneve vazhdojnë të paguajnë paga nën pagën minimale. Pesë për qind të tjerët, disa nuk dinë çfarë të bëjnë dhe nuk e përgatisin pagën, dhe ata që tentuan të paguajnë pagën minimale bënë gabime katastrofike në pagimin e saj. Përsëri të punësuarit nga administrata dhe gjyqësori mbeten të vetmit në vend me pagë nën pagën minimale”, tha Deanoski.
Si shembull se institucionet nuk e respektojnë Ligjin për pagën minimale, nga AOGJSHQ tregojnë shembullin e publikuar në njoftimin e Ministrisë së Financave për një nëpunës për të cilin është paraparë paga prej 14.909 denarë, e cila është jo vetëm më e ulët se ajo aktuale, paga minimale prej 18.000 denarë, por edhe nga shuma e mëparshme minimale prej 15.142 denarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit