Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka folur për herë të parë në një për mediat në Kosovë pas ardhjes së tij për tema politike, të sigurisë por edhe për ato të ekonomisë.
Diplomati britanik ka folur edhe për bashkëpunimin Britani e Madhe e Kosovë dhe fushat ku mund të ketë fokus më të madh brenda këtij viti.
“Unë do të doja të shihja më shumë bashkëpunim ekonomik. Para se të vija këtu, takova disa njerëz të mirë në diasporën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe kompani, të cilët janë të përkushtuar të bëjnë biznes këtu”, ka deklaruar ambasadori britanik për Telegrafin.
Sipas tij ka shumë potencial dhe shumë vullnet të mirë dhe unë jam i përkushtuar të punoj me qeverinë dhe sektorin privat për ta shfrytëzuar atë maksimalisht.
“Ka potencial për investime të konsiderueshme – të mbështetura nga oferta e konsiderueshme e Financave të Eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për rajonin – me Kosovën në pozitë të mirë për të qenë një qendër rajonale për disa sektorë. Unë e shoh këtë si një nga mënyrat më të mira për të thelluar dhe mbajtur marrëdhëniet midis vendeve tona në të ardhmen”, ka thënë mes tjerash ai.
Diplomati britanik ka thënë se prioritet tjetër I tij do të jenë gratë dhe vajzat.
“Unë kam takuar shumë gra frymëzuese këtu tashmë në një gamë të gjerë fushash. Por e di që ka potencial të madh për t’u zhvilluar, me vetëm rreth 20% të grave në tregun e punës. Ka qartësisht ambicie dhe një kornizë të mirë ligjore, por ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe kërkon një qasje gjithëpërfshirëse, nga krijimi i vendeve të punës dhe ofrimi i kujdesit për fëmijët, por edhe ndryshimi i pikëpamjeve edhe tek disa burra. Unë jam i etur të shoh se ku mund të punojnë më së miri Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova për këtë. Dhe në të njëjtën kohë dua të vazhdoj punën e gjatë të ambasadës për të mbrojtur të drejtat dhe kujdesin për të mbijetuarat e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin, dhe të zgjeroj përkushtimin tonë për të trajtuar dhunën me bazë gjinore dhe për të ndihmuar që Kosova të bëhet një vend më i sigurt dhe më i lehtë për të qenë grua”, ka deklaruar ambasadori britanik Hargreaves. /Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës