LAJMI I FUNDIT:

Hardhuca gjigante, tmerroi banorët e shtëpisë (Video)

Hardhuca gjigante, tmerroi banorët e shtëpisë (Video)

Në një shtëpi që ndodhet në periferi të Bangkokut në Tajlandë, familjarët kanë mbetur të tmerruar, kur u shkoi në derë një hardhuce gjigante.

Zvarraniku është mbështetur për dere, ndërsa është ngritur lart me të gjithë trupin.


Në dritaren që gjendet afër, shihet një grua dhe një qen, që duken se janë shumë të brengosur dhe të frikësuar, transmeton Telegrafi.

Por, burri që ndodhet në ballkon, nuk ia ka aq frikën kësaj gjallese, që është sa një njeri jo aq i gjatë.

Me anë të shkopit që e mbanë në dorë, ai provon ta urdhërojë hardhucën për ta larguar.

Ndryshe, këto krijesa janë mjaftë të turpshme dhe nuk i sulmojnë njerëzit nëse nuk ngacmohen./Telegrafi/