LAJMI I FUNDIT:

Haraqija: Qeveria më e mirë e momentit do të ishte nga koalicioni LDK-PDK

Haraqija: Qeveria më e mirë e momentit do të ishte nga koalicioni LDK-PDK

Ish-ministri në qeverinë e Kosovës, Astrit Haraqija ka dhënë opinionet e tij se cili do të ishte koalicioni më i mirë në këto momente.

Haraqija në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se Kosovën e morën në qaf në këtë situatë “përkthyesit” Albin Kurti e Vjosa Osmani.

Ai akuzon Vetëvendosjen për prishjen e koaliciont me LDK-në pasi sipas tij LDK janë të njëjtit, përcjell Telegrafi.

“A ishin kjo LDK e Prapashticës dhe Bradashit të njëjtit edhe para 6 Tetorit. Kur i shkuan Mustafës në Prapashticë të të LVV-së a ishte i njëjti ai?!”.

Ish-ministri thotë se deri në zgjedhje postin e kryeministrit duhet ta ketë LDK-ja, ndërsa sipas tij koalicioni LDK-PDK në këtë kohë do të ishte më i miri.

“PDK prej 20 vitesh i ka ruajtur 180 mijë vota. Dy forcat e mëdha duhet të marrin përgjegjësinë dhe ta kryejnë këtë punë njëherë e mirë. Nëse PDK nuk është e gatshme, LDK duhet ta merr përgjegjësinë edhe me AAK-në dhe NISMA-n”.

Haraqija thotë se LDK duhet t’i bëjë 61 vota për të marrë qeverinë dhe për këtë nuk mund t’i mbeten meritat Hashim Thaçit nëse i jep mandatin asaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori