LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Zvicra mbështetëse e fuqishme e Kosovës

Haradinaj: Zvicra mbështetëse e fuqishme e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosove, Jean-Hubert Lebet, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e përkrahjes nga Qeveria Zvicerane ndaj Këshillit Ndërministror për Ujëra në Kosovë deri në vitin 2020.

Me këtë rast, Haradinaj ka falënderuar Qeverinë e Zvicrës për ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në të gjitha fushat, veçmas në atë të ujërave.


Kryeministri ka vlerësuar lart kontributin e shtetit zviceran për Projektet e financuara, e të cilat kanë ngritur furnizimin me ujë të pijes te shumica e amvisërive në Kosovë, si në zonat rurale po ashtu ato urbane, prej 47% mbulueshmëri në vitin 1999 në gati 94% furnizim me ujë në ditët e sotme.

Qeveria e Zvicrës që nga viti 1999, në vazhdimësi ka përkrahur sektorin e ujërave në Kosovë në të gjitha nivelet dhe prej vitit 2009 është përkrahëse e Këshillit Ndërministror për Ujëra në Kosovë që nga themelimi i tij.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, tha se me këtë marrëveshje Qeveria Zvicerane do të vazhdojë mbështetjen e Këshillit Ndërministror për Ujëra deri në vitin 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori