LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj zotohet se qeveria do ta gjejë zgjidhjen për problemin e energjisë

Haradinaj zotohet se qeveria do ta gjejë zgjidhjen për problemin e energjisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të kryesuar nga Klaus Toepfer, ish-ministër gjerman i Ambientit, i cili është caktuar ndërmjetësues nga Qeveria Gjermane në zgjidhjen e problemit për çështjen e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj falënderoi ish-ministrin gjerman për angazhimin e tij në këtë çështje, duke premtuar për një bashkëpunim lidhur me këtë.

Më tutje, kryeministri Haradinaj ka siguruar se Qeveria që ai drejton do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të energjisë, duke potencuar faktin se ky problem shkakton edhe shumë probleme tjera në jetën e secilit, por edhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga pala ndërkombëtare, por edhe nga Qeveria e Serbisë implementimin e marrëveshjes së Brukselit për Energji, e cila paraqet zgjidhje përfundimtare të problemeve të energjisë. /Telegrafi/