Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin të votojnë për listën shqiptare në zgjedhjet e sotme parlamentare në Mal të Zi.

Ai ka thënë se vota e shqiptarëve atje është përcaktuese për politikën e Malit të Zi.


"Janë orët e fundit para se të mbyllen vendvotimet në Malin e Zi. Është e rëndësishme për interesat tona kombëtare që vota shqiptare të hedhet në kutitë e votimit. Sot, ju vendosni jo vetëm për fatin tuaj, por edhe përcaktimin e politikës së Malit të Zi në katër vitet e ardhshme."

"Të gjithë ata që ende nuk e kanë ushtruar të drejtën për votim, ju lus që t’u drejtoheni kutive dhe të votoni për kandidatët shqiptar, që denjësisht do t’ju përfaqësojnë në Kuvendin e Malit të Zi. Një ditë sikur kjo, është përcaktuese për shumë procese që lidhen direkt me jetën e mirëqenien tuaj, andaj dilni e votoni", ka shkrur Haradinaj.