LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj viziton KEK-un: S’ka rritje të çmimit të rrymës, s’ka as ndërprerje të rrymës (Video)

Haradinaj viziton KEK-un: S’ka rritje të çmimit të rrymës, s’ka as ndërprerje të rrymës (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sonte në mbrëmje Korporatën Energjetike të Kosovës. Pas takimit me udhëheqësit e kësaj korporate, Haradinaj ka siguruar se nuk do të krizë energjetike dhe se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës gjatë dimrit.


I shoqëruar nga drejtori e KEK-ut, Arben Gjukaj, Haradinaj ka treguar cili ishte qëllimi i kësaj vizite në vigjilje të Krishtlindjeve.

Ai tha se këtë ua bëri të qartë dhe drejtuesve të KEK-ut: “Nuk duhet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe as rritje të çmimit gjatë dimrit”.

Haradinaj foli dhe për procesin e zhvendosjes së banorëve të Hades dhe Shipitullës. Ai tha se KEK-u është treguar shumë gjeneroz dhe se iu ka ofruar të gjitha mundësitë banorëve, përfshirë strehimin gjashtëmujor, shujta dhe pagesën për shpronësim sipas marrëveshjes së arritur para tre muajsh.

Ndërsa, drejtori Arben Gjukaj tregoi se KEK-u është “në fazën e fundit” të bisedimeve me banorët e fshatit Hade për të bërë zhvendosjen e tyre dhe për të filluar mihjen e thëngjillit, në mënyrë që vendi të mos hyjë në ndonjë fazë të katastrofës energjetike. /Ekonomia Online/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori