LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Viktimat e dhunës seksuale të kenë trajtim të dinjitetshëm në shoqëri (Video)

Haradinaj: Viktimat e dhunës seksuale të kenë trajtim të dinjitetshëm në shoqëri (Video)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë të hënën se viktimat e dhunës seksuale duhet të kenë trajtim të dinjitetshëm në shoqëri.

Haradinaj këto komente i bëri në kuadër të Javës së Gruas, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik, me mbështetje të USAID-it.


Në konferencën “Përtej Mbështetjes Financiare”, të organizuar nga Fondacioni për Zhvillim të Komunitetit (CDF) tha se çështja gjinore tek ne është në një proces, ose një fazë pak më e vonuar e barazisë gjinore.

“Çështja gjinore në vendin tonë është në një proces, ose në një fazë pak më të vonuar të barazisë gjinore. Ndërsa kur kemi të bëjmë me dhimbjet e luftës edhe këtu është një diferencë e madhe se si janë trajtuar këto dhimbje”, tha kryeministri Haradinaj.

Ai tha se edhe pse institucionet e Kosovës nuk janë aq të përgatitura dhe jo me aq njohuri dhe përvojë në këto tema, janë duke e dëshmuar gatishmërinë e tyre që kjo temë e dhimbjes dhe e plagës së luftës ta fitoj të drejtën e vet, një e drejtë që nuk është vetëm materiale dhe ligjore, por më shumë se aq.

“Dua t’ju siguroj se institucionet e vendit e ndjejnë pjesën e tyre të përgjegjësisë, mirëpo kjo temë kërkon angazhimin e të gjithëve. Dhe, pa një mobilizim të të gjithëve vështirë se do ta përmbyllim me sukses këtë proces, që të mund t’ju ofrojmë viktimave të dhunës seksuale trajtim të dinjitetshëm në shoqëri”, tha kryeministri Haradinaj, duke siguruar  se ajo që është në natyrën e punës së ekzekutivit, si zbatues i obligimeve që burojnë nga legjislativi, do ta ketë vëmendjen e nevojshme.

Ndërkaq, Iliriana Gashi, udhëheqëse e “Kosova Women for Women”, tha se konferenca e sotme e titulluar “Përtej mbështetjes financiare”, synon të shkoj një hap më tutje në përkrahje të personave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës, por edhe e grupeve të tjera të margjinalizuara.

“Sipas disa llogarive në Kosovë janë rreth 20 mijë persona që kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare. Dua t’i falënderoj për qëndresën e tyre që duke pasur një përkrahje shumë të limituar kanë gjetur forcën dhe janë ballafaquar jo vetëm me traumën, por edhe me sfidat e stigmatizimit, injorimit dhe të mos flasim për problemet tjera që i sjellë periudha e pasluftës për shumicën e popullatës”, tha Gashi, duke theksuar se është një numër i madh i aktivistëve dhe OJQ-ve që kanë punuar në mënyrë të vazhdueshme dhe e kanë shtyrë kauzën që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës t’i fitojnë të drejtat e tyre.

Konferenca është organizuar nga Fondacioni për Zhvillim të Komunitetit (CDF) në bashkëpunim me “Kosova Women for Women” dhe IPP nga Izraeli “Përtej Mbështetjes Financiare”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori