LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ujmani nuk është shpëtuar, ende jemi në situatë të ndjeshme

Haradinaj: Ujmani nuk është shpëtuar, ende jemi në situatë të ndjeshme
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, së cilës i takon edhe partia e tij, duhet të tregohet e kujdesshme me zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Washington më 4 shtator.

Ai ka pohuar se Ujmani nuk është shpëtuar dhe se situata është e ndjeshme.


“Sikur të kishim qenë të një gjuhe ne dhe LDK, teksti i marrëveshjes do të dukej shumë më ndryshe. Alarmin që e kam dhënë unë – kjo tregon se kush e ka marrë iniciativën që të dëgjohet dhe të takoheshim me Isa Mustafën dhe kush e ka përcjell dinamikën, kjo tregon se kush ka qenë i shqetësuar”.

“E kam parë edhe  Isa Mustafën shumë të shqetësuar për aspekte të caktuara. Këtë punë e kemi bërë më shumë vështirësi që ta shpëtojmë veten si Kosovë pa gabime që mund të na kushtonin. Ujmani nuk është shpëtuar, ende jemi në situatë të ndejshme. Qeveria Hoti duhet ta kuptoj se një studim fizibiliteti që prek Kushtetutën, Hoti dhe të gjithë ne mbahemi përgjegjës. Nëse duam t’i ikim fajësisë duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se më 4 shtator ministrat e AAK-së i kanë pasur të gatshme dorëheqjet nga Qeveria nëse marrëveshja do të nënshkruhej sipas draftit të parë.

“Dorëheqjen nga Qeveria i kemi pasë të gatshme. Jo për të bërë drama atje siç ka pas qejf ndonjë gazetar, jo për t’u treguar të vështirë për të shpëtuar më shumë nga ajo që ka sakrifikuar një popull. Serbia e ka heq pikën 10 që ka qenë njohja reciproke. Kosova çfarë hoqi nga dokumenti?”, pohoi ai në Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori