LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj u bën thirrje deputetëve ta votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi

Haradinaj u bën thirrje deputetëve ta votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të jenë të pranishëm në seancën e së martës në Kuvend, ku në rend dite është Demarkacioni me Malin e Zi.

Kryeministri Haradinaj përmendi deklaratën e deputetit goran Adem Hoxha, i cili ka thënë se do ta votojë Demarkacionin nëse vota e tij është vendimtare, por tha se duhet të jenë vigjilent të mos ndodh ndonjë dështim.


Sipas tij, mungesa e një deputeti në seancën e së martës është porosi për me mbajt Kosovën në izolim.

“Çështja e votës është proces derisa ndodh. Ne e kemi votën por duhet të jemi serioz dhe vigjilent që të mos ndodhë ndonjë dështim. Për këtë arsye ne shkojmë me seriozitet të madh që të martën të jenë të gjithë. Mungesa e një deputeti në seancë të martën është porosi me mbajt Kosovën në izolim. Ne kemi negociuar me Listën serbe, s’kemi gjet një gjuhë të përbashkët deri tani. I bëjë thirrje Visarit e kolegëve tjerë të mendojnë pak ku jemi ardhur. Nëse në këso momente nuk e kuptojmë rolin tonë, nuk e di si do të reflektojnë proceset”, tha ai.

Ai tha se me përfshirjen në Projektligj të raportit shtetëror, me deklaratën e dy presidentëve, atij të Malit të Zi dhe të Kosovës ka argumente të mjaftueshme për votë pro Demarkacionit.

“Ju bëj thirrje deputetëve të Kuvendit, të deputetëve të Vetëvendosjes, pastaj të krahut të Ymerit, ne kemi marrë premtim që LDK do ta votojë. U bërë thirrje edhe këtyre ta votojnë. Nuk ka arsye për një temë kaq nacionale të ndahemi. Edhe pritjet e qytetarëve janë që ne të reflektojmë”, tha Haradinaj.

Ai tha se është e pakuptimtë vota kundër Marrëveshjes në këtë situatë të re të krijuar, pasi tani është deklarata e dy presidentëve dhe raporti i ri i Komisionit shtetëror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori