LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se fakti që është në Qeveri, ka ndikuar në punësimin e kunatës së tij në Telekomin e Kosovës

Haradinaj thotë se fakti që është në Qeveri, ka ndikuar në punësimin e kunatës së tij në Telekomin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë të mos ketë qenë në dijeni se kunata e tij Vesa Haradinaj është punësuar në Telekomin e Kosovës si zëvendësdrejtoreshë e Financave.

Megjithatë ai nuk e mohon ndikimin indirekt të punësimit të saj duke qenë se janë në qeverisje. Madje Haradinaj ankohet se kuadro të AAK-së nuk kanë mundur të punësohen tash e 12 vjet.


“Ndikim mund të kem pas indirekt, por jo direkt. S’kam qenë në dijeni. Fakti që jemi në Qeveri, garant ka ndiku. Me thënë të drejtën një  pjese e madhe e kuadrit të Aleancës kanë qenë të privum. S’kanë mujt me gjet vende të punës mbi 12 vite”, tha Haradinaj, raporton KP.

Kryeministrit i vjen keq që në Kosovë duhet me pas të njohshëm për t’u punësuar. Por apelon te ata që punësohen në çfarëdo mënyre që të shërbejnë mirë aty ku punojnë.

“Më vjen keq që është një situatë e tillë në Kosovë, që për një vend pune duhet me pas ndikime të natyrave çfarëdo qoshin. Ajo që kisha bo apel te kushdo, pa marrë parasysh se si kane ardhë te një vend pune, që të shërbejnë në pune, t’i ndihmojnë këtij vendi dhe të krijojnë vende pune për të  gjithë”, tha Haradinaj.

Ditëve të fundit është raportuar për një valë punësimesh në Telekomin e Kosovës të të afërmve të zyrtarëve të AAK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori