Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se të gjithë ata që kanë përkrahur ndarjen e Kosovës, kanë bërë gabim të madh.

Haradinaj tha se ata që e kanë përkrahur ndarjen e Kosovës janë, Hashim Thaçi, Vlora Çitaku, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

“Plotë zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes së Kosovës kanë bërë gabim të madh, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e saj. Qoftë Hashim Thaçi, Vlora Çitaku, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera me i shërby vendit. Por është e vërtetë se kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarjen e Kosovës në shkëmbim të territoreve. Vlora, presidenti të gjithë kanë përkrahur këtë”, ka thënë ai para mediave pasi që ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit.

Haradinaj këto komente i bëri pasi u pyet nga gazetarët lidhur me debatin e mbrëmshëm në Këshillin e Sigurimit mes Vlora Çitakut dhe Ivica Daçiq./Telegrafi/