LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Do të vazhdojmë në krijimin e klimës së volitshme për kompanitë vendore

Haradinaj: Do të vazhdojmë në krijimin e klimës së volitshme për kompanitë vendore

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë se do të vazhdohet me krijimin e klimës së volitshme për kompanitë vendore.

Haradinaj në një shkrim në Facebook ka shkruar se këto hapa do të rrisin prodhimtarinë dhe do të sigurojnë pagë dhe kushte në Kosovë.


“Sot, isha dëshmitar i kapacitetit mbresëlënës të prodhimit cilësor në kompaninë “Meka” të familjes së vyer Piraj, një shembull i shkëlqyer se si sektori privat respekton të drejtat e punëtorëve dhe që ka fituar besimin e konsumatorit në nivel global. Nga pronari Burim Piraj, u njoftova për planin zhvillimor të kompanisë për të ardhmen dhe impaktin e taksës 100% në ngritjen e kapaciteteve prodhuese, rrjedhimisht edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Krahas reformave fiskale për lirimin e lëndës së parë nga TVSH-ja dhe lehtësirave tjera, me këmbëngulje do të vazhdojmë në krijimin e klimës së volitshme për kompanitë vendore, që të rrisin prodhimtarinë me cilësi të garantuar dhe të shtojnë numrin e të punësuarve, duke iu siguruar pagë dhe kushte të dinjitetshme në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/