LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Taksa nuk i prish raportet me Amerikën, duhet të jemi unik në këtë temë

Haradinaj: Taksa nuk i prish raportet me Amerikën, duhet të jemi unik në këtë temë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të insistojë se vendimi për taksën ndaj Serbisë, nuk do të ndikojë në raportet e Kosovës me Amerikën.

Shefi i ekzekutivit Kosovar ka deklaruar se Serbia me paratë që shet në Kosovë, blen armë te armiku i Amerikës, duke aluduar në shtetin rus.


“Vendimi për taksën nuk i është dedikuar Amerikës, por i është dedikuar një kundërshtari që ka pozita armiqësore ndaj Kosovës, e cila me paratë që i fiton duke shitur në Kosovë, blen armë te armiku i Amerikës. Nëse dikush mendon se taksa i prish raportet Kosovë-Amerikë, ose nuk po e lexon mirë politikën, ose ka hall tjetër”, ka thënë Haradinaj në RTV 21.

Tutje kryeministri i vendit tha se për taksën, liderët e shtetit është dashur të jenë bashkë, siç kanë qenë kur është marrë ky vendim.

Haradinaj ka thënë se qeveria duhet të vendos përfundimisht për këtë temë.

“Shumë më mirë do të ishim bashkë, ashtu si kur vendosëm që ta votojmë taksën bashkë. Atëherë nuk është dashur të dalim me mendime ndarasi, përderisa nuk kemi dakordim. Mirëpo pa dakordim për të gjithë atyre që kemi marrë pjesë në vendosjen e taksës, atëherë nuk është mirë që kemi dalur me ide shpejt si me vepru më tutje është dashur me prit”, ka thënë Ramush Haadinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori